Pas vizitës së Presidentit turk në Tiranë, Rexhep Taip Erdogan, në shkollat e Shqipërisë po vlerësohet mësimi i gjuhës turke.
Në një dokument të siguruar nga ABC, vetëm tri ditë nga vizita e Erdogan Drejtoria Arsimore e Tiranës u kërkoi mësuesve të shkollave 9-vjeçare që të përzgjidhnin nxënësit që duan të mësojnë gjuhën turke si lëndë me zgjedhje.
Kanë qenë mësuesit të cilët u kanë dërguar një mesazh online klasave përkatëse ku u kërkohet që të bëhet ndarja për përzgjedhjen e lëndës së gjuhës turke, si lëndë me zgjedhje.
Mësohet se mesazhi online është dërguar tek prindërit e nxënësve të klasave të 6 deri në klasën e 9-a.

Në nenin 3. pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.














