Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas vrasjes së Arlindës nuk ka dorëheqje, katër vjet më parë Samedin Mehmeti u largua pas rastit të 11-vjeçares

30/10/2026 - 11:38
në Lajme
A A
Pas vrasjes së Arlindës nuk ka dorëheqje, katër vjet më parë Samedin Mehmeti u largua pas rastit të 11-vjeçares
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, pas kërkesave të saj të vazhdueshme për mbrojtje nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, ka rikthyer në vëmendje çështjen e përgjegjësisë institucionale dhe politike në Kosovë.

Pavarësisht reagimeve të shumta publike, protestave dhe kërkesave për dorëheqje, deri më tani asnjë zyrtar i lartë politik nuk ka marrë përgjegjësi përmes dorëheqjes pas këtij rasti.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vazhdojnë të mbajnë pozitat e tyre, ndonëse protestuesit dhe përfaqësues të opozitës kanë kërkuar largimin e tyre nga detyra.

Në konferencën për media të mbajtur të premten, të dy ministrat janë pyetur për mundësinë e dorëheqjes, por kanë bërë të ditur se nuk e konsiderojnë këtë si zgjidhje në këtë moment.

Gërvalla ka thënë se do të jepte dorëheqje nëse do të vlerësonte se një veprim i tillë do të ndihmonte në identifikimin më të saktë dhe më të shpejtë të përgjegjësive për veprimet dhe mosveprimet institucionale. Megjithatë, ajo ka deklaruar se nuk mendon se ky është momenti për dorëheqje.

“Na lejoni të bëjmë punën tonë, na lejoni që të kujdesemi që të vihen në pah, të identifikohen dhe të adresohen përgjegjësitë dhe atëherë e diskutojmë përsëri çështjen e dorëheqjeve”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka theksuar se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë të ndërhyjë në punën e gjykatave dhe prokurorive apo të kërkojë llogari të drejtpërdrejtë nga gjyqtarët dhe prokurorët për vendimmarrjen e tyre.

Në anën tjetër, Sveçla ka thënë se nuk beson se dorëheqja e tij apo e Gërvallës do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas në mbrojtjen e të drejtave të saj, meqenëse ne jemi të angazhuar 100 për qind në përmbushjen e detyrave tona në këtë pikë”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka thënë se personalisht është në anën e protestuesve dhe e kupton indinjatën e tyre, por ka shtuar se kjo nuk nënkupton se pajtohet me të gjitha kërkesat e tyre.

Sa i përket përgjegjësisë së institucioneve që varen nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sveçla ka konfirmuar se Inspektorati Policor i Kosovës ka evidentuar shkelje dhe dështime në Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se do të identifikohen përgjegjësitë konkrete të secilit zyrtar policor dhe se, varësisht nga përgjegjësia, mund të ketë ndjekje penale ose masa administrative.

Ndërkohë, pas vrasjes së Zekajt, masa janë ndërmarrë ndaj zyrtarëve të Policisë dhe Prokurorisë në Pejë. Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë, ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi.

Megjithatë, këto masa janë pezullime nga detyra dhe procedura disiplinore, e jo dorëheqje apo vendime përfundimtare që përcaktojnë përgjegjësinë e zyrtarëve.

Gjatë konferencës, Gërvalla ka bërë të ditur se raporti i prezantuar për rastin është vetëm pjesërisht i plotë, pasi disa institucione nuk kanë kthyer përgjigje ose nuk kanë ofruar dokumentacionin e kërkuar. Ajo ka thënë se nga dokumentacioni i shqyrtuar krijohet bindja se vrasja e Arlinda Zekajt me shumë gjasë mund të ishte parandaluar.

Ministrja ka ngritur edhe mundësinë e ndikimeve të jashtme, përfshirë ato nga qarqe politike apo kriminale, në mosveprimet institucionale, por ka pranuar se raporti nuk përmban prova për ndikime të tilla.

Rasti i Arlinda Zekajt sjell në kujtesë edhe një ngjarje tjetër të rëndë, pas së cilës një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës kishte dhënë dorëheqje.

Më 30 gusht 2022, drejtori i atëhershëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, dha dorëheqje pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona të dyshuar.

Dorëheqjen e tij e kishte bërë publike ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke thënë se ajo lidhej me arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

Në atë kohë, kryeministri Albin Kurti e kishte liruar Mehmetin nga detyra dhe kishte caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Katër vjet më vonë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej jetës së saj, çështja e përgjegjësisë mbetet sërish në qendër të debatit publik.

Dallimi është se, ndonëse në këtë rast janë suspenduar zyrtarë policorë dhe prokurorë, përgjegjësia politike ende nuk është shoqëruar me asnjë dorëheqje. Madje, dy ministrat që po përballen me kërkesat për largim kanë bërë të ditur se prioritet për ta është identifikimi i përgjegjësive dhe adresimi i shkeljeve, e jo dorëheqja.

Arlinda Zekaj kishte kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet, por nuk arriti të shpëtonte./Reporteri

JU REKOMANDOJMË

Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?

Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?
30/10/2026 - 12:36

Një qytetare derisa po protestonte para Qeverisë për varsjen e Arlinda Zekajt, u shpreh e shqetësuar pasi dy ministrat e Kurtit, ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe Xhelal...

Më shumëDetails

Presidentja hesht për vrasjen e Arlinda Zekajt kur pyetet nga gazetarët

Presidentja hesht për vrasjen e Arlinda Zekajt kur pyetet nga gazetarët
30/10/2026 - 11:55

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, kur është pyetur nga gazetarët. Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25...

Më shumëDetails

KPK-ja arsyeton suspendimin e Vuçetajt: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn

KPK-ja arsyeton suspendimin e Vuçetajt: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn
30/10/2026 - 11:48

Këshilli Prokurorial të enjten i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe Arlinda Nallbani Gacaferrin, prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, e...

Më shumëDetails

Ancelotti i përgjigjet Laportës për Raphinhan: Brazili nuk merr kërkesa nga klubet

Ancelotti i përgjigjet Laportës për Raphinhan: Brazili nuk merr kërkesa nga klubet
30/10/2026 - 11:27

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, i është përgjigjur kritikave të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, lidhur me grumbullimin e Raphinhas për ndeshjet e nëntorit. Laporta kishte shprehur shqetësimin...

Më shumëDetails

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë
30/10/2026 - 11:22

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallë të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar mbajtjen e patentë-shoferit deri në përfundimin e masës të ndalimit të drejtimit të mjetit. Gjykata...

Më shumëDetails

Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë
30/10/2026 - 10:32

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë një përgjigje lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke theksuar se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë