Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pasiguri politike në Gjermani, Merz duhet të rikuperohet nga ky fillim i vështirë

08/05/2025 - 15:54
në Opinione
A A
Momenti kur Merz e kupton që s’i mori votat e mjaftueshme për kancelar – pamje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dështimi i parë i anëtarëve të koalicionit për të mbështetur kancelarin e ri me numra të mjaftueshëm, ishte një fillim i keq në një moment të vështirë për vendin.

The Guardian

Zgjedhja e Friedrich Merz si kancelar nga deputetët gjermanë mëngjesin e së martës, kishte për qëllim t’u jepte fund muajve të paqëndrueshmërisë politike, që nga rënia e qeverisë së Olaf Scholz gjysmë viti më herët, e që erdhi si rezultat i grindjeve të ashpra në krye. Shumë njerëz kanë frikë se ky mund të jetë shansi i fundit që të mbahet larg ekstremi i djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Megjithatë, rezultati poshtërues i raundit të parë të votimit – në të cilin që nga Lufta e Dytë botërore, zoti Merz u bë kancelari i parë i emëruar që dështoi të siguronte shumicën e nevojshme në Bundestag – ishte një fillim i keq.

Supozohej të ishte një konfirmim i drejtëpërdrejtë; në vend të kësaj, ai u pengua nga rebelët e vetë koalicionit të tij. Prej 328 ai mori mbështetje nga vetëm 310 deputetë, më pak sesa 316 vota të kërkuara. Miratimi erdhi në një votim të dytë të planifikuar me nxitim, disa orë më vonë.

Gjithsesi, ndërsa ishte një bombë, votimi i parë vetëm se nxori në pah problemin kryesor. Atë që, aleanca midis konservatorëve të zotit Merz dhe Social Demokratëve mund të shihet si një koalicion i madh, por në praktikë është shumë modest – dhe në rast se shpërbëhet, nuk ka alternativa realiste.

Liderja e AfD-së, Alice Weidel, nuk u mundua fare që të fshehë gëzimin e saj për debaklin në Bundestag, duke kërkuar menjëherë zgjedhje të parakohshme. Partia e saj etno-nacionaliste, tani e shpallur zyrtarisht si ekstremiste nga agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, doli e dyta në zgjedhjet e parakohshme të shkurtit, duke fituar një në pesë vota. Që atëherë është ngritur në vendin e parë në disa sondazhe.

Ka shqetësime se po fillon një cikël toksik. Përderisa mbështetja për partitë në qendër ulet, ato detyrohen që të bashkohen – duke forcuar perceptimin se formojnë një pikë të vetme që hesht çdo përpjekje të re që adreson nevojat reale të votuesve të zakonshëm, dhe në vend të kësaj bën pazare drejt kompromiseve të pakënaqshme. Nga ana tjetër, kjo mund ta ulë edhe më shumë mbështetjen, me votuesit që arrijnë në përfundimin se ekstremizmi politik i krahut të djathtë ofron të vetmen perspektivë të vërtetë për ndryshim. Askush nuk do të thoshte se kjo është unike për Gjermaninë, por rritja e AfD-së e bën veçanërisht të rrezikshme, dhe historia e kombit e bën atë veçanërisht të frikshme.

Një sistem politik i ndërtuar për stabilitet ka hyrë në një epokë të re të paparashikueshme. Problemet e brendshme të zotit Merz janë intensifikuar nga stuhia që fryn përtej Atlantikut. Administrata Trump është duke e nxitur hapur AfD-në dhe po minon qeverinë. Tarifat amerikane kërcënojnë me një ekonomi në vështirësi. Shpërbërja e garancive të sigurisë amerikane po i afrohet kontinentit.

Kjo prapavijë dha siguri që betimi eventual i zotit Merz si kancelar, të pritej me një lehtësim që nuk fshihej edhe në vende të tjera të Evropës. Skenari më i mirë është që tronditja e së martës të sforcojë një rikalibrim si nga kancelari i ri, ashtu edhe nga anëtarët e koalicionit të tij. Për të zgjidhur pakënaqësitë e tyre, do të kërkohet empati, zgjuarsi dhe shkathtësi që ai ende nuk e ka treguar.

Retorika e tij e ashpër, por edhe fleksibiliteti politik, ka bërë shpesh që ai të duket më shumë i paturpshëm sesa pragmatik. Vendimi i tij për të larguar kufizimet e huamarrjes, duke lejuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtje ka qenë i nevojshëm, ama erdhi si një kthesë e fortë që zemëroi anëtarët e Unionit të tij Kristian Demokrat. Mbështetja te votat e AfD-së për të çuar përpara një rezolutë mbi sigurinë kufitare ishte një gabim i rëndë që theu tabunë e pasluftës kundër bashkëpunimit me të djathtën ekstreme. Siç tregojnë vlerësimet e zymta të sondazheve për të, pak veta do të mendojnë se ai është lideri ideal për këtë moment të rrezikshëm. Por me kaq shumë gjëra që janë në lojë, Gjermania nuk mund ta përballojë që kancelari i ri të dështojë.

JU REKOMANDOJMË

Mbi fajin që kurrë nuk është jetim

Arkitektonika e arkitekturës së sigurisë perëndimore
07/05/2026 - 11:04

Shkruan: Enver Hasani Për këtë arsye, goditjet më të mëdha në sistem i kanë përjetuar Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, të cilët qartë shihet se kanë mbetur...

Më shumëDetails

Passwordi i gazetarit – dekonstruktimi i Nazim Bllacës

Passwordi i gazetarit – dekonstruktimi i Nazim Bllacës
04/05/2026 - 11:37

Recension mbi librin “Mësuesi ishte vrasës: një histori e vërtetë spiunazhi në Kosovë” të autorit Visar Duriqi (2026) Shkruan: Burim Ramadani Është një pasqyrë tronditëse e së vërtetës...

Më shumëDetails

TESTAMENT

TESTAMENT
24/04/2026 - 14:41

NIPIT TIM VALJETIT I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT KËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin...

Më shumëDetails

Vrasja krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare

Vrasja  krimi më i rëndë sipas kodit penal dhe jurisprudencës fetare
23/04/2026 - 14:41

Autor: Zyhdi Hajzeri- Jurist- Imam Kur flasim për mbrojtjen e jetës në kuadrin e jurisprudencës islame, duhet ta kuptojmë se kjo nuk është thjesht një rregull ligjor si...

Më shumëDetails

Zgjedhjet nuk na bëjnë më të mençur

Zgjedhjet nuk na bëjnë më të mençur
23/04/2026 - 14:39

Nga Blerim Shala Në një bastore imagjinare politike, e cila do të bazohej fund e krye në përvojën e deritashme të rrjedhave politike në vend që nga dimri...

Më shumëDetails

Kapitulli i ardhshëm i Kosovës: Paqe e qëndrueshme në vend, rol më i madh në siguri jashtë vendit

Kapitulli i ardhshëm i Kosovës: Paqe e qëndrueshme në vend, rol më i madh në siguri jashtë vendit
22/04/2026 - 08:36

Shkruan përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker Muajin e kaluar u bënë 27 vjet që kur NATO-ja, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë