
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencionit Kundër Korrupsionit (AKK) ka në pronësi të tij një shtëpi dhe një veturë të llojit Golf4, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kryetari Idrizi ka deklaruar në pronësi një shtëpi prej 150 metra katror në vlerë prej 70 mijë euro dhe truall të shtëpisë në vlerë 10 mijë euro.

Po ashtu Idiriz ka deklaruar në pronësi një veturë Golf 4 në vlerë 4 mijë euro.

Idrizi ka deklaruar po ashtu edhe para të gatshme në bankë, rreth 4443 euro në llogarinë e tij, kurse 349 euro në llogari të bashkëshortes dhe 651 euro në llogarinë e fëmijëve.

Kurse të ardhurat e kryetarit Idrizi mund t’i shihni më poshtë:












