Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pasuria e liderëve shtetërorë dhe partiakë: Toka, shtëpi, banesa e mijëra euro në banka

15/06/2022 - 12:01
në Lajme
A A
Pasuria e liderëve shtetërorë dhe partiakë: Toka, shtëpi, banesa e mijëra euro në banka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia Kundër Korrupsionit, organizoi hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë për përzgjedhjen e 20% të zyrtarëve që janë subjekte të deklarimit vjetor të pasurisë, që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Kjo pasi një ditë më parë, kjo Agjenci publikoi deklarimin pasurisë së zyrtarëve të shtetit. Shtëpi, banesa, troje, para të gatshme, e dhurata janë disa nga pasuritë që i kanë deklaruar zyrtarët shtetërorë dhe liderë partiakë në formularët e deklarimit të pasurisë që u bënë publike gjatë ditës së martë nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Presidentja Vjosa Osmani: Banesë, shtëpi e para në bankë, blen truall në lagjen e gjelbër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se paga vjetore, e saj është 32.922 euro, kurse mëditje nga udhëtimet merr 6 mijë e 223 euro në vit.

Presidentja deklaron se para të gatshme i ka gjithsej 35 mijë e 721 euro dhe 6 mijë 774 dollarë.

Pasuria e paluajtshme, dy shtëpi, e një banesë me garazh figurojnë në emër të bashkëshortit të saj. Në emër të saj ka një banesë të papërfunduar me sipërfaqe 83.51 m2, në vlerë 42.500 euro.

Bashkë me bashkëshortin deklaron se i kanë borxh 87.900 euro për shtëpinë në lagjen Marigona Hill, ndërsa kanë marr një borxh për një parcelë toke në Lagjen e Gjelbër.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e blen edhe një banesë

Në të hyrat vjetore nga Kuvendi i Kosovës, kryetari Glauk Konjufca i deklaruar në shumën prej 26 mijë eurosh. Para të gatshme të kursyera në bankë, Konjufca i ka 8 mijë e 243 euro, derisa obligime financiare ndaj po të njëjtës bankë i ka 67 mijë e 125 euro.

Konjufcës e ka deklaruar edhe një banesë në vlerë prej 44 mijë euro me sipërfaqe prej 59 metrave katrorë, që e ka blerë gjatë vitit të kaluar.

Konjufca ka një banesë me sipërfaqe prej 99 metra katrorë në vlerë 89 mijë euro.

Ai ka deklaruar një banesë dhe tokë në emër të prindit. Ndërkaq, si pasuri të përbashkët, e ka një shtëpi vikendi prej 130 metra katror në vlerë prej 70 mijë euro.

Kryeministri Albin Kurti: Ka vetëm 401 euro e 65 cent në bankë

Për dallim prej, shefes së shtetit, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar 401 euro e 65 centë para të gatshme në bankë. Paga e tij vjetore është 12 mijë e 903 euro.

Kurti ka deklaruar se 250 euro në muaj e paguan qiranë e shtëpisë në të cilën jeton aktualisht në Prishtinë. Në pronësi të bashkëshortes, Kurti i ka deklaruar banesën 67 metra katrorë në vlerë 400 mijë euro si dhe 23 mijë euro në një bankë në Oslo të Norvegjisë. Kurti nuk ka deklaruar të ketë një borxh, por bashkëshortja e Kurtit ka në vlerë prej 290 mijë euro.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka banesë e shtëpi – investon në asete digjitale

Edhe liderët opozitar nuk janë hiq më pak të pasur se shefat e shtetit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se ka një apartament prej 110 metrash katrorë, e cila sipas tij kushton 110 mijë euro.

Para të gatshme Krasniqi ka deklaruar se ka mbi 11 mijë euro.

Krasniqi ka deklaruar edhe një shtëpi në pronësi të përbashkët me vlerë prej 160 mijë euro.

Pasuri të luajtshme, Krasniqi ka deklaruar një bibliotekë me vlerë prej 13 mijë eurove, piktura dhe vepra arti me vlerë 6 mijë e 500 euro dhe një veturë në pronësi të bashkëshortes me vlerë 22 mijë e 500 euro. Krasniqi njihet për investime e tij në lloje të shumta të kripto-valuta e gjithashtu ka deklaruar se ka investuar edhe në asete digjitale.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku merr 2 mijë euro pagë si ligjërues

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se vitin e kaluar ka marr si deputet pagë vjetore prej 14,958.00, ndërsa si ligjërues në Riinvest është paguar 24.000.00 mijë euro për një vit. Ai thotë se ka 11.696.00 euro, para të gatshme. Në pjesën e pasurisë së paluajtshme, Abdixhiku deklaron se ka shtëpi 214 metër katror – 214 mijë euro; shtëpi trashëgim nga prindi 200 metër katrorë në vlerë prej 150 mijë euro. Ai thotë se ka një borxh kreditor prej 22,781.00 euro për blerje të veturës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj fiton mijëra euro nga qiraja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se merr pagë vjetore prej 14.305.82 si deputet. I ka 24.327.73 euro para të gatshme. Haradinaj thotë se ka shtëpi banimi 950 metër katror – 300 mijë euro, 21.5 ari truall – 27 mijë e 300 euro, shtëpi banimi (vlera në ndërtim) – 202 mijë euro; apartament – 231 metër katror, 70 mijë euro.

Ai deklaron se nga qiraja i merr 37,288 mijë euro, ndërsa deklaron një kredi 111,850.58 për blerje të shtëpisë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama peshon rëndë – 4 milionë euro në piktura

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaron se posedon pasuri të patundshme dhe aksione në biznese të ndryshme në vlerë prej rreth 23 milionë euro. Merr pagë vjetore si kryetar i Prishtinës, prej 8 mijë e 800 euro rroga. Nga piktura e të trashëguara nga familja, Rama i ka vlerësuar 4 milionë eurove. Si pasuri të paluajtshme, Rama deklaron 14.5 milionë euro. Ai thotë se ka tri banesa në vlerë 4 milionë e gjysmë euro, disa rezidenca e vila.

Ai ka deklaruar edhe 5.8 milionë euro borxhe në formë të kredive ndaj 7 bankave.

Të tjerë

Me miliona euro pasuri, e disa miliona tjera borxhe, kryetari i Prishtinës mbetet njëri prej personave më të pasur në politikë.

E ajo që ra në sy ishte që fakti që drejtori menaxhues i Fondit Pensional, Ardian Zalli tërhoqi kursimet e tij në vlerë prej 15 mijë euro. Nga ana tjetër, deputeti më i pasur mbetet, Behgjet Pacolli, pasuri e të cili është mbi 700 milionë euro. /Rtklive

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë