Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pazari me viza pune në Gjermani dhe Kroaci, dy burra dyshohet se përfituan rreth 5 mijë euro për 5 muaj

20/01/2022 - 13:57
në Kryesore, Lajme
A A
Pazari me viza pune në Gjermani dhe Kroaci, dy burra dyshohet se përfituan rreth 5 mijë euro për 5 muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

H.B., dhe Z.D., (emra të njohur për redaksinë), dyshohet se përmes biznesit të tyre të quajtur “Timi & Zaimi” SH.P.K. në Prizren, kanë mashtruar të paktën 12 qytetarë kinse për pajisje me viza pune në Gjermani dhe Kroaci. Në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të cilën e posedon Express, theksohet se të dyshuarit kanë arritur që brenda 5 muajsh t’i përfitojnë 4 mijë e 700 euro nga qytetarët hallexhinjë që kanë synuar të gjejnë një vend pune në shtetet e cekura më lartë.

Deri në këtë fazë të hetimeve, janë të paktën 12 qytetarë ranë viktimë e Agjensisë së Punësimit “Timi & Zaimi”, nga nëntori i vitit 2020 deri në prill të vitit 2021. Mirëpo duke pas parasysh provat e grumbulluara deri në këtë fazë, “rezulton se numri i të dëmtuarve është tejet i madh, andaj Prokuroria bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që janë pre e këtij mashtrimi që të lajmërohen në Prokurorinë Themelore të Prizrenit”.

“Prokuroria pretendon se të dyshuarit me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personave tjerë i mashtrojnë apo vazhdojnë lajthimin e personave tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit, që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin “Timi dhe Zaimi” SH.P.K., si agjenci punësimi, kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe sikundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shumat prej 300 deri në 500 euro. Me ç’rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material ndërsa për vete në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prëj 4.700 euro”, shkruan në dosjen e prokurorisë, transmeton Express.

Të dyshuarit janë hetuar nga muaji qershor i vitit 2021, ndërsa janë prangosur gjatë ditës së djeshme.

Dje njëri nga të pandehurit, i kërkuar me urdhërarrest është arrestuar dhe në bazë të deklaratës së tij është arrestuar edhe personi i dytë, të cilët sipas prokurorisë, janë bashkëkryerës në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria, ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orësh për dy të pandehurit, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.

Express mëson se sot është mbajtur seanca për caktimin e paraburgimit dhe gjatë ditës pritet që Gjykata Themelore e Prizrenit të marrë vendim për ta.

JU REKOMANDOJMË

Emisarë të Perëndimit zbarkojnë në Kosovë, kërkohet urgjentisht formimi i institucioneve
Lajme

Emisarë të Perëndimit zbarkojnë në Kosovë, kërkohet urgjentisht formimi i institucioneve

15/07/2025 - 22:49
Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë
Lajme

Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë

15/07/2025 - 22:34
Lutfi Haziri: Besnik Bislimi do të tërhiqet për dinarin, ta shohim sa hapa mbrapa
Lajme

Haziri – Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme

15/07/2025 - 22:24
Bislimi: NATO ndali gjenocidin e Millosheviqit, sot Kosova kërkon të bëhet pjesë e saj
Kryesore

Vendimi i Supremes e radikalizon pak Besnik Bislimin: Gjyqësori i ka shpallë luftë qeverisë, do ta humbin me shumë turp

15/07/2025 - 22:11
641 çifte i dhanë fund martesës së tyre nga janari deri në maj
Lajme

641 çifte i dhanë fund martesës së tyre nga janari deri në maj

15/07/2025 - 22:05
Trump arrin marrëveshje me NATO-n për të armatosur Ukrainën, paralajmëron Rusinë për sanksione
Lajme

Trump arrin marrëveshje me NATO-n për të armatosur Ukrainën, paralajmëron Rusinë për sanksione

15/07/2025 - 21:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Reuters”: I pashqetësuar nga Trumpi, Putini do ta vazhdojë luftën dhe mund të kërkojë më shumë Ukrainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë