Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK dhe LDK kritika Qeverisë: U zmbraps me katër hapat e marrëveshjes – çka do të ndodhë pas verës, po Asociacioni?

18/07/2023 - 21:30
në Lajme
A A
PDK dhe LDK kritika Qeverisë: U zmbraps me katër hapat e marrëveshjes – çka do të ndodhë pas verës, po Asociacioni?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nesër në Bruksel përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’i takojë Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç në Bruksel.

“Kosova dhe Serbia: Nesër Përfaqësuesi Special Miroslav Lajçak do të pres kryenegociatorët e të dyja palëve në kontekstin e dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel”, ka njoftuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në Twitter.

Ai ka shtuar se fokus do të jetë zbatimi i plotë i marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt depërshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka ndërmarrë hapat e parë për deeskalim të situatës në veri, duke reduktuar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave veriore.

Ai ka shtuar se tash qeveria po fillon të hapë rrugë për zgjedhje të parakohshme.

“Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me Bashkimin Evropian dhe të dërguarin special për shtensionimin e arritur në Bratislavë”, ka thënë Kurti.

Lidhur me pritjet nga takimi i nesërm e hapat e Kosovës për deeskalim, derisa nga BE ende nuk janë hequr masat ndaj Kosovës, për Gazeta Blic kanë folur nga PDK dhe LDK.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmend takimin e Kurtit me Lajçak në Greqi, që thotë se takimet për dialog për fatin e Kosovës nuk duhet të fliten në bregdet apo skutave pro në Bruksel, teksa shton se nga një takim i tillë nuk mund të ketë pritje pozitive për vendin.

“E para që është më e rëndësishmja, takimet për të cilat flitet për fatin e Kosovës në kuadër të dialogut nuk do duhej të zhvillohen në resorte bregdetare apo skutave, por atje ku e kanë vendin në Bruksel, dhe e dyta nga një takim i tillë nuk mund të ndërtohen pritje për diçka pozitive për vendin, sepse zor që do t’i bie ndërmend interesi i vendit nga bregdeti grek”, shprehet ajo për Gazeta Blic.

Krasniqi vlerëson se qytetarët duhet ta kenë të qartë se hapat për të cilët Qeveria është pajtuar me BE-në nënkuptojnë zmbrapsje nga qasja e saj e dëmshme, por që dëmi është bërë dhe është humbur kohë dhe është përkeqësuar pozicioni i Kosovës karshi aleatëve tanë.

“Duhet ta bëjmë të qartë për qytetarët, pikat për të cilat tashmë janë dakorduar me Bashkimin Evropian, nënkuptojnë zmbrapsjen e kësaj qeverie nga qasja e gabuar dhe e dëmshme për vendin, e cila ka prodhuar pasoja dhe sanksione të mëdha. Pra, kemi të bëjmë me pranimin e fajit, me shumë vonesë, dhe tek pasi që është shkaktuar dëmi. Kjo ka shkaktuar humbje kohe dhe përkeqësim të pozicionit tonë si vend, krashi aleatëve tanë, SHBA-në dhe BE-në”, potencon deputetja e LDK-së.

Ajo shton se duhet pritur nëse katër hapat e marrëveshjes do të kenë efekt, teksa thekson se nëse veprimet do të kishin qenë të koordinuara me partnerët, nuk do të ishim në këtë gjendje.

“Tani, nëse marrëveshja katër pikësh do të ketë efekt në deeskalim të situatës, konsideroj se për këtë duhet të pritur, me qenë se edhe iplementimi i tyre do të jetë i ndarë në faza, por jam e sigurt se nuk do të ishim në këtë pikë, nëse veprimet do të kishin qenë të koordinuara me partnerët tanë qysh në fillim, për veprimet e ndërmarra në pjesën veriore të vendit”, deklaron Rrezarta Krasniqi për Gazeta Blic.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, thotë për Gazeta Blic se në asnjërën nga pikat e marrëveshjes nuk dihet se çka do të ndodhë me bandat në veri dhe se Kurti na ka lodhur duke thënë se do ta luftojë krimin e bandat në very, ndërsa që nuk ka bërë asgjë e as nuk dihet se çka do të ndodhë pas verës kur do të mbahen zgjedhjet në veri.

“Në asnjë nga pikat e marrëveshjes nuk thuhet se çka do të ndodhë me bandat në veri. Na ka lodhur Albini në Kuvend duke thënë që ne do t’i luftojmë bandit, milicinë fashiste në veri, ne do të shtrijmë sovranitet në veri. Ku jemi sot? Pse asnjë pikë nuk është për shkatërrimin e bandave në veri. Çka ka bërë Albini në veri? Çdo qeveri ka mundur t’i bëjë të gjitha ato në ditën e parë të qeverisjes. Asgjë të re nuk ka sjellë në këtë pjesë. Problemi është se çka kemi fituar si Kosovë ne në këta dy muaj? Çka pas muajve pas përfundimit të verës siç e ka thënë se do të mbahen zgjedhjet? Çka do të ndodhë me flamujt që i ka vendosur në këto ndërtesa? Çka do të ndodhë me Asociacionin? Çfarë kompetenca do të ketë veriu në tërë këtë marrëveshje të asociacionit? Çka po na vjen neve si shtet”, deklaron deputetja e PDK-së./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë