Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK e AAK kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Policisë, Samedin Mehmetit

17/04/2022 - 13:49
në Lajme
A A
PDK e AAK kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Policisë, Samedin Mehmetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se gjendja në institucionin që ka udhëhequr nuk ka qenë kurrë më keq se në këtë periudhë.

Kjo pasi sipas tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndikim të drejtpërdrejtë në punët operacionale të drejtorit aktual të Policisë.

Sveçla tha se drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, është dashur të shkarkohet shumë moti, duke e cilësuar alarmante arrestimin për dy muaj të 80 zyrtarëve policor.

“Qe një kohë të gjatë jam duke folur për problemet që ka Policia sidomos me drejtorin aktual dhe me ministrin Sveçla meqenëse ministri ka ndikimi të drejtpërdrejtë në punët operacionale të Policisë dhe gjendja në Polici është shumë e keqe. Drejtori i Policisë është duke shikuar vetëm se si t’i ndëshkojë policët. Mirëpo po flas që Policia e Kosovës nuk ka qenë kurrë më keq se tani edhe nga aspekti financiar i Qeverisë, por edhe nga aspekti i mbështetjes së menaxhmentit dhe drejtorit që ata t’i trajtojë në mënyrën më të mirë”, tha Qalaj.

“Të arrestohet për dy muaj gati 80 zyrtarë policor është alarm shumë i madh, i cili na bënë të gjithëve të angazhohemi ta mbështesim Policinë e Kosovës përndryshe i kemi punët shumë keq. Drejtori i Policisë është dashur të shkarkohet shumë moti. Në momentin kur ka filluar të realizojë të gjitha kërkesat e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Në momentin kur ministri është bërë edhe drejtor i Policisë edhe zëvendës i Policisë edhe gjithçka në Polici atëherë pozita e drejtorit është dashur të lëshohet sa më shpejt”, u shpreh tutje ai.

Mes tjerash, Qalaj potencoi se më së paku është duke u luftuar krimi dhe korrupsioni.

“Mund të them që më së paku është duke u luftuar krimi dhe korrupsioni. Kjo Qeveria nuk është në gjendje të udhëheqë vendin”, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, theksoi se problemi më i madh është se po etiketohen policë si të korruptuar e më pas po lirohen, duke shtuar se kështu edhe prishet imazhi i Policisë.

Sipas tij, në aksionet e fundit pati edhe ndërhyrje e marrje meritash të Qeverisë e Ministrisë së punëve të Brendshme, por doli se hetimet kishin filluar shumë më herët.

“Imazhi i Policisë nuk prishet për shkak se arrestohet edhe ndonjë policë që është i korruptuar. Unë kam pasur vërejtjet e mia se nuk është dashur të arrestohen 100 policë e në fund të mbahen dhjetë prej tyre e të tjerët të etiketohen e mu liruar. Problem është se po funksionon njëfarë modeli për të marrë personin e për të etiketuar e me dal në medie se është i korruptuar pastaj pas dy jave me u liruar”, tha Berisha

“Kështu prishet imazhi i Policisë. Varësisht se kush i autorizon këto arrestime që është prokurori dhe është një zinxhir jo vetëm një person kompetent. Kur u arrestuan 50 policë Qeveria dhe Ministri i Punëve të Brendshme morën meritat pastaj doli që ky operacion vazhdon para dy vjetëve. Kur dështon operacioni nuk e merr përgjegjësinë askush”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë