Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK e Aleanca para Qeverisë: Institucionet duhet të zhbllokohen

31/08/2026 - 09:20
në Kryesore, Lajme
A A
PDK e Aleanca para Qeverisë: Institucionet duhet të zhbllokohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku këtë herë janë mbështetur edhe nga përfaqësues të institucioneve lokale, asamblistë dhe aktivistë politikë nga Skenderaj e Istogu. Të pranishmit janë mbledhur në orët e mëngjesit para objektit të Qeverisë, duke kërkuar nga mazhoranca që të marrë përgjegjësinë për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Fadil Nura nënkryetar i Skenderajt tha se janë aty për të mbështetur deputetët që, sipas tij, po mbrojnë rendin kushtetues dhe demokracinë në vend.

“Sot do të dëshmojmë, në të njëjtën kohë të mbështesim fuqishëm deputetët që sot janë të pranishëm këtu dhe që janë vënë në mbrojtje të rendit kushtetues, në mbrojtje të demokracisë, e cila po vazhdon të cenohet, dhe ne vlerësojmë si autoritete lokale në këtë rast që jemi pjesë integrale e sistemit kushtetues, se institucionet e Kosovës janë të themeluara mbi sakrificën dhe gjakun e bijve më të mirë, dhe kemi obligim përtej bindjeve politike të mbrojmë institucionet tona, t’i ndërtojmë ato. Prandaj shfrytëzoj rastin në emër të Komunës së Skenderajt t’i bëj thirrje mazhorancës që të re- reflektojë dhe të marrë përgjegjësinë në atë që ia kanë dhënë qytetarët, të themelojnë institucionet e shtetit dhe të ecim përpara. Edhe një herë, ne do të jemi krah deputetëve të Republikës së Kosovës që janë mbrojtës të sovranitetit, të Kushtetutës dhe të rendit kushtetues të Republikës”, tha Nura.

Edhe kryetari i Degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, tha se kanë dalë për të mbështetur deputetët në kërkesat e tyre për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ligjeve të Kosovës.

“Jemi sot këtu për të dhënë mbështetjen tonë deputetëve në kauzën e tyre për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bëjmë thirrje mazhorancës dhe partisë e cila ka fituar zgjedhjet që sa më parë të thërrasë seancën dhe të vazhdojë konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të marrë përsipër punët dhe përgjegjësitë të cilat i takojnë dhe të ndikojë me punët e tyre, me projektet e tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve, sepse jeta në Kosovë është rënduar në aspektin ekonomik, social dhe pothuajse jeta është e padurueshme me këtë gjendje politike të cilën ndodhet Republika e Kosovës.

Unë vij nga Istogu dhe një brengë e cila na preokupon të gjithëve, ku e dimë që komunat janë buzë kolapsit bazuar në vendimet të cilat i marrin buxhetet komunale dhe projektet kapitale të cilat kanë qenë të planifikuara tashmë janë të dëmtuara dhe nuk kanë mundësi të realizohen ato projekte. Kjo do të jetë një prej pikave kryesore që qeveria të konstituohet dhe të vazhdojë punën dhe t’ju dalë në ndihmë atyre, komunave dhe qytetarëve.

Një problem tjetër që është, fermerët prej komunës nga vij unë, që tri vite, në 2022, 2023 nga vërshimet që kanë qenë dhe fatkeqësitë natyrore ende nuk janë kompensuar dhe tashmë së fundmi breshëri i cili ka ndodhur dhe ka goditur fermerët e komunës së Istogut, e të cilët presin dorën e qeverisë që t’ju dalë në ndihmë. Kjo do të jetë një prej pikave kryesore që të kemi një, që mazhoranca të marrë përgjegjësinë dhe t’ju dalë në ndihmë atyre fermerëve sepse fermerët me kultivimin e tyre bujqësor pothuajse në tërësi janë të dëmtuar dhe po ndihen të vetmuar dhe të anashkaluar, pa asnjë përkrahje për kompensimin e këtyre dëmeve për fermerët tanë.

Kështu që edhe njëherë i bëjmë thirrje mazhorancës që të konstituojë institucionet, të vazhdojë me punën dhe përgjegjësitë dhe të mos i ikë përgjegjësisë, mos të bllokojë shtetin sepse tanimë ne jemi dhe po i afrohemi edhe sezonit të vjeshtës ku vjen edhe dimri, e dimë edhe problemet energjetike që janë në Kosovë, e urojmë që mos me pas edhe probleme më të mëdha në këtë vend duke bllokuar shtetin. Sikur të ishte qenë e konstituar edhe të vazhdojë puna, ne kemi probleme të mëdha e jo më në stagnim dhe në ngërç të cilin e ka bllokuar kjo mazhorancë“, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se kjo çështje nuk është më vetëm e deputetëve, por edhe e qytetarëve.

“I falënderoj veçanërisht kolegët e Skenderajt dhe të Istogut, përfaqësues të tyre që kanë ardhur sot me na mbështet, që kjo kauzë më nuk është vetëm e përfaqësuesve në Kuvendin e Kosovës, por është edhe e të gjithë qytetarëve të vendit, sepse aty ku cenohet shteti, ku cenohet Kushtetuta, cenohet edhe interesi më i madh i qytetarëve, sepse aty merren edhe përgjegjësitë kryesore për t’i zgjidhur problemet e vendit.

Dhe kur cenohet kjo Kushtetutë dhe vetë shteti i Kosovës, atëherë neve na keni përballë, sepse kemi edhe ne përgjegjësi që të mbrojmë Kushtetutën, shtetin, sepse Partia Demokratike e Kosovës ka qenë shtetformuese dhe sigurisht na takon më shumë se kurrë që të mbrojmë atë.

Dhe në këtë drejtim ndoshta u bë normalitet pjesa e shkeljes së Kushtetutës, u bë normalitet edhe shkelja e ligjit. Në ardhjen në pushtet është bërë normalitet edhe mosinvestimi në termocentrale dhe shitja e energjisë apo edhe importimi i energjisë nga Serbia. Është bërë normalitet edhe riparimi i vagonave të trenit në Serbi. Është bërë normalitet, fatkeqësisht, edhe mostrajtimi dhe mosfurnizimi me barna esenciale për pacientët të cilët vuajnë nga kanceri. Është bërë normalitet që pacientët, fatkeqësisht, më shumë të shkojnë të kërkojnë shërim jashtë vendit dhe që QKUK-ja të jetë më shumë për gripin sezonal sesa për trajtimet esenciale të vendit.

Për një të ri në Kosovë u bë normalitet që të mos mendojë që Kosova të jetë aty edhe të jetë për të perspektivë në të ardhmen. Dhe këtë normalitet ne duhet ta luftojmë sepse me të vërtetë asgjë nuk është normale në këtë rrjedhë. Prandaj, mos të konsiderojnë durimin tonë, mos ta ngatërrojnë atë si frikë, sepse bash hiç nuk frikësohemi dhe kur të është koha që ne të protestojmë — sot në formë simbolike me numër më të vogël, nesër edhe në rrugë.

Dhe sigurisht që ata të cilët e kanë marrë pushkën në dorë në kohët më të vështira dhe e kanë hequr armikun shekullor nga Kosova janë në mezin e Partisë Demokratike të Kosovës edhe të Aleancës, dhe ata kanë pasur guxim edhe më të madh. Besoj që kjo është puna më e vogël që ne e bëjmë për shtetin tonë.

Dhe në këtë drejtim sigurisht që i bëjmë thirrje mazhorancës që mos të shkelë tutje Kushtetutën e Kosovës, mos ta përdorë atë vetëm si letër për të ardhur dhe për të arritur qëllimet e veta dhe në këtë drejtim të shkelë edhe amanetin e dëshmorëve edhe të gjithë popullit që kanë sakrifikuar për me ardhur drejt një shteti të Republikës së Kosovës. Ne jemi Republikë parlamentare dhe si Republikë parlamentare qytetarët kërkojnë llogariadhënie, kërkojnë që institucionet të formohen, të konstituohet Kuvendi dhe të merren përgjegjësitë që i takojnë. Në këtë drejtim ne do të qëndrojmë këtu gjithmonë për të mbrojtur Kushtetutën, shtetin dhe të gjitha vlerat që kemi luftuar bashkë si popull“, tha Lushtaku.

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, kërkoi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të rikthehet në Kuvend dhe të vazhdojë procesi i formimit të institucioneve.

“Kosova që dy vite po përballet pa institucione dhe Kosova që dy vite ka shumë shqetësime, sfida të cilat po i kalon dhe të cilat kërkojnë zgjidhje. Andaj, ne jemi këtu, duhet të shkojmë në parlament, këto probleme, këto sfida t’i zgjidhim atje ku është vendi ku na ka dhënë besimin qytetari.

Atëherë e ftoj edhe njëherë Albin Kurtin që të mos bëjë hajgare me besimin e qytetarëve të cilët ia kanë dhënë me 53 deputetë, të vijë në Kuvend, të krijojë institucionet dhe të vazhdojmë me punët të cilat me të vërtetë kemi shumë shqetësime, shumë sfida të cilat vendi ynë po i kalon. Andaj edhe njëherë: hajde në Kuvend, bëni institucionet dhe të vazhdojmë punën!“, tha Bytyqi

JU REKOMANDOJMË

Erdhi në Kosovë për pushime, mërgimtari përfitoi padrejtësisht mbi 10 mijë euro nga shteti austriak

Me kërkesë të autoriteteve italiane, arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”
31/08/2026 - 10:16

Një 38-vjeçar, shtetas i Kosovës dyshohet se ka marrë përfitime papunësie nga (AMS) në Mistelbach për gati gjashtë vjet, pavarësisht se ka jetuar shumicën e kohës jashtë vendit....

Më shumëDetails

AKB: Pesë shtete zotërojnë rreth 62% të rezervave të naftës në botë, rafinimi krijon vlerën më të madhe ekonomike

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës
31/08/2026 - 10:04

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studim mbi burimet e naftës në nivel global, sipas të cilit pesë shtete – Venezuela, Arabia Saudite, Irani, Kanadaja dhe...

Më shumëDetails

Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok

Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
31/08/2026 - 09:57

Policia ka raportuar për dy raste të mbajtjes së paautorizuar të armëve në Zubin-Potok, ku në dy shtëpi të pabanuara janë gjetur armë, qindra fishekë dhe materiale për...

Më shumëDetails

Ndalet Passati në Mitrovicë të Veriut – Policia gjen 16 qese me marihuanë pas ulëses, ky është 29-vjeçari që po hetohet

Ndalet Passati në Mitrovicë të Veriut – Policia gjen 16 qese me marihuanë pas ulëses, ky është 29-vjeçari që po hetohet
31/08/2026 - 09:29

Një kontroll policor në kuadër të planit operativ “Vera 2026” ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike në Mitrovicë të Veriut. Burimet e...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
31/08/2026 - 09:09

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

Policia shkoi t’ua ndalte muzikën, ahengu në Prizren eskaloi në sulm – këta janë tre të arrestuarit, dy policë përfunduan në Emergjencë

Ferizaj: Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, i merret patenta dhe gjobitet me 200 euro
31/08/2026 - 08:52

Një intervenim i Policisë për muzikë me zë të lartë në një aheng familjar në Prizren ka eskaluar në një incident serioz, ku dy zyrtarë policorë dyshohet se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Me pamje nga deti, Xhensila shfaqet ‘hot’ në këtë veshje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë