Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK-ja dhe LDK-ja kundër iniciativës së Qeverisë për largimin e kryetarëve të veriut

05/08/2023 - 11:22
në Lajme
A A
PDK-ja dhe LDK-ja kundër iniciativës së Qeverisë për largimin e kryetarëve të veriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy partitë më të mëdha opozitare kanë kundërshtuar iniciativën e Qeverisë së Kosovës që kryetarët e katër komunave të veriut të largohen përmes rrugës së peticionit.

Zyrtarët LDK-së dhe PDK-së kanë bërë me dije se kjo rrugë është problematike për Kosovën.

Madje, deputetja LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka vlerësuar se udhëzimi administrativ që po synohet të nxirret nga qeveria për t`i hapur rrugë shkarkimit të kryetarëve është joligjore dhe jokushtetuese për dy arsyeje.

“Prandaj, në rastin konkret, një udhëzim sikurse po flitet do të ishte jokushtetues dhe joligjor për dy arsye: E para, sepse nuk ekziston asnjë autorizim i tillë për Qeverinë apo KQZ në asnjë ligj që rregullon zgjedhjet; dhe e dyta, Qeveria (ekzekutivi) nuk mund ta normoj materien zgjedhore sepse këtë e bën Kuvendi përmes Kushtetutës dhe/ose ligjeve, dhe as të përcaktoj pyetjet e nismës që lidhet drejtpërdrejt me shprehjen e vullnetit të popullit.”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Sipas saj, çdo deklarim plebishitar mbi një çështje nënkupton formë të referendumit.

“Në secilin rast, nëse Qeveria apo KQZ dalin me një udhëzim të tillë, gjasat janë shumë të mëdha që ai do të jetë jokushtetues. Për fund – fakti që në njërën anë institucionet e Republikës së Kosovës po shprehen të gatshme për zgjedhje të reja, por në anën tjetër Qeveria nuk shpreh gatishmëri për diskutime me kryetarët e komunave që vijnë nga LVV që të sqarojnë efektin politik të domosdoshëm që vjen me dorëheqje, tregon që këtu po kërkohen një status quo/blerje kohe. Se pse duan të blejnë kohë, këtë mund ta sqarojnë vetëm akterët e përfshirë.”, ka vlerësuar ajo.

Më herët, edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e kishte vlerësuar si të gabuar rrugën e largimit të kryetarëve me peticion.

Në një intervistë për gaztën Nacionale, ai kishte treguar për pasojat që mund të sjell kjo rrugë.

“Personalisht e konsideroj gabim që të kërkohet rruga e peticionit të 20 për qind të atyre që janë në listën e votuesve, e cila i hap rrugë referendumit që do të duhej të kalonte me mbi 50 për qind të votuesve për shkarkimin e kryetarëve. Kjo për dy arsyeje, e para që nuk ka bazë ligjor të qartë. Sepse Kosova kurrë nuk e ka miratuar ligjin për referendumin. Dhe e dyta, nuk besoj që ne duhet ta krijojmë një traditë politike ku komunitet e caktuar etnike në Kosovë i arrijnë qëllimet e tyre politike përmes referendumit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka vlerësuar se mënyra më e mirë për hapjen e rrugës për zgjedhjet e reja është dorëheqja e kryetarëve.

“Sepse nëse sot ua mundëson që me i shkarku kryetarët e zgjedhur me referendum, nesër mundesh me pritë edhe një kërkesë tjetër përmes referendumit, e cila mund të jetë shumë më problematike politikisht. Është thjesht një tendencë e me i ik problemit përsëri. Nëse e di që duhet me i bë këto zgjedhje, atëherë e kemi opsionin e dorëheqjes. Por, ajo nuk mund të realizohet pa e pasur një qartësi se çka ndodh pas dorëheqjes”, ka thënë Krasniqi.

Iniciativa e Qeverisë

Në fillim të javës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë një vendim për caktimin e një Grupi Punues që do të hartonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largonte kryetarët e komunave në veri të vendit.

Ministria e ka marrë një veprim të tillë, pavarësisht që Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar haptas që preferon dorëheqjen e kryetarëve si një rrugë më të shpejtë drejt zgjedhjeve të reja

Por, si duket pushteti ka marrë rrugën tjetër: atë që do të bënte largimin e kryetarëve përmes një iniciative qytetare.

Në dokumentin e nënshkruar nga ana e ministrit Elbert Krasniqi ky grup e ka zgjedhur kryesues z. Besim Myrtezani, ndërsa si anëtarë Xhevat Tavën, Fetije Begollin e Flurim Arifin.

Ky grup do ta ketë përgjegjësinë për “hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.”

Afati që i është dhënë është deri më 1 shtator.

Deri me tani Kosova ka ndërmarr hapat që BE-ja ia ka kërkuar për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Dje nga objektet komunave në veri janë tërhequr edhe 25 për qind e policisë së Kosovës, ashtu siç është kërkuar me marrëveshjen e Bratisllavës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë