Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK-ja e AAK-ja të zhgënjyer me Qeverinë: Po fyhet Policia – s’kanë kushte elementare, dorëheqjet të pashmangshme

19/11/2023 - 09:55
në Lajme
A A
PDK-ja e AAK-ja të zhgënjyer me Qeverinë: Po fyhet Policia – s’kanë kushte elementare, dorëheqjet të pashmangshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmëria e Kosovës (AAK) janë shprehur të zhgënjyer me nivelin e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK), pa marr parasysh kërkesat e këtyre të fundit që ky kategorizimi të rishikohet edhe një herë nga Qeveria.PDK e AAK kanë thënë se pjesëtarët e PK-së janë të dëshpëruar me mosplotësimin e kërkesave të tyre dhe se Qeveria duhet që të marr parasysh këto kërkesa e sidomos për Njësit Elitare pasi sipas tyre, në ato njësi është investuar me dekada dhe tani nuk duhet që të lihen pas dore.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se e kanë pritur me keqardhje që takimi i fundit i kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervistuese ka përfunduar pa marrëveshje.“E kam pritur me keqardhje përfundimin e takimit sepse sikur se çdo takim tjetër pa rezultat i kësaj qeverie, pa rezultoi edhe takimi që pat me njësit elitare të policisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk lëviz asnjë hap para drejt realizimit të kërkesave të Policisë së Kosovës, kjo është shumë e dhimbshme dhe dëshpëruese, sepse po vihet në rrezik siguria e vendit tonë”.Ajo tha se nga ana e Qeverisë është duke u thënë se ka rritje të buxhetit në sektorin e sigurisë, por sipas saj, Policia e vendit është po punon pa kushtet esenciale e për këtë arsye edhe po lënë punën.“Tërë ministrat e Qeverisë, por edhe vetë kryeministri Kurti thotë se kemi rritje të buxhetit për këtë dikaster, për atë, por nëse themi se kemi rritje për buxhetin e Ministrisë së rendit, e në anën tjetër Policinë e Kosovës e kemi pa këpuca, e që çdo ditë nga demotivimi që po ju bënë kjo Qeveri po e zhveshin uniformën, kjo tregon mjaftueshëm për mos punën që është duke e bërë kjo Qeveri”, tha ajo.Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri po shkatërron çdo gjë që është ndërtuar ndër vite, kjo pasi nuk po i plotëson kërkesat PK-së.“Albin Kurti do të shkatërroj gjithçka të mirë që është në këtë shtet, është sjell keq me veteranet e luftës po sjellët keq me elitë tonë, njësit speciale të cilat janë heronj të Kosovës. Sepse nëse nuk kishin qenë këto njësi speciale ndoshta situata në veri do të kish de-eskaluar për shkak të gjitha atij armatimi që ka hyrë në Kosovë, për shkak të grupit të madh të terroristeve që kanë sulmuar Kosovën”, tha ajo.Kadrijaj ka thënë se Policia e vendit janë heronjtë të Kosovës dhe mospërmbushja e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë është fryrje për ta, raporton EO.“Ata janë heronj të Kosovës dhe ne nuk do të duhet lejuar që assesi që kjo qeveri të na sulmoj dhe të na shajë ata heronj. Kjo është njëjtë si me sha Adem Jasharin, si me sharë heronjtë dhe gjithë dëshmorët e kombit. Ky është një turp që po ndodh nga kjo Qeveri dhe me abuzimi që është bërë me rroga të policëve që nuk është e vërtet sepse ne e dimë sa është koeficienti dhe më një koeficient prej 105 eurove nuk ka rrogë të dinjitetshme për as një institucion publik”.Javë më parë, pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë duke kërkuar që këto shtesa të jenë më të larta./EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë