Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka prezantuar para deputetëve Marrëveshjen për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.
Sipas Muratit kjo marrëveshje mundëson reformat në skemat pensionale dhe sociale e cila është në vlerë prej 47 milionë euro.
Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se do ta votojnë këtë marrëveshje. Tahiri tha se arsyeja që do t’i japin votat për këtë marrëveshje, është se 15 milionë euro do të ndahen për vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë.
“Në dy herët e kaluara e kemi votuar kundër. Në plotësim ndryshimin që e kemi bërë është shtuar një nen, që 15 milionë euro do të ndahen për komunën e Skenderajt dhe Mitrovicës për dëmet që kanë ndodhur nga vërshimet. Dhe pikërisht për këtë ne kemi ndërruar qëndrim dhe pa dyshim do ta votojmë këtë marrëveshje”, tha ai.
Ndërsa dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po e kundërshtojnë këtë marrëveshje.













