Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK-ja kërkon nga Qeveria që urgjentisht të rishqyrtohen masat anti-COVID

25/01/2022 - 16:18
në Lajme
A A
A do të ketë orë policore për Vitin e Ri: Flasin nga Ministria e Shëndetësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht t’i rishqyrtojë masat e fundit anti-COVID.

Në një konferencë për media, ai tha se masat janë joprofesionale dhe shumë të dëmshme për qytetarët dhe për bizneset e brendshme.

“PDK i konsideron të ngutshme, jo profesionale dhe gjithsesi shumë të dëmshme në shumë dimensione masat e fundit antiCOVID dhe për rrjedhojë këto masa janë të dëmshme për bizneset tona të brendshme, bile edhe ato jashtë Kosovës të cilat bashkëpunojnë me vendin tonë si dhe këto masa janë joparimore në raport me të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Kjo qeveri në mungesë të kapaciteteve dhe vizionit për të menaxhuar me pandeminë ka zgjedhur masa ekstreme, në pamundësi që të marr masa të shtojë kapacitetet, parapëlqen të ndërmarr masa ekstremte duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve në mbrëmje dhe duke i penalizuar dhjetëra mijëra biznese të cilat edhe ashtu s’po i ndihmon”.

Tutje, Abdullahu kërkoi që të rishikohen masat ekstreme për mbylljen e gastronomisë, pasi siç tha ai, vazhdimisht po dëmtohen, përfshirë këtu edhe aktivitetet sportive, kulturore dhe të tjera.

“Në vend se masat ekstreme të mbylljes, PDK rekomandon që Qeveria të rrisë kapacitetet menaxhuese dhe qytetarët me dy doza të vaksinës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm dhe bizneset të operojnë pa pengesa”.

Mes tjerash ai tha se hyrja në Kosovë me vetëm tri doza të vaksinës, është shkelje e të drejtave të njeriut.

“Masat si ajo për pasjen e vaksinës së tretë si kusht për të hyrë në Kosovë, janë shkelje e të drejtave të njeriut në raport me qytetarët shqiptarë të vendeve përreth. Këta qytetarë kanë lidhje të pandalshme me Kosovën, si ato familjare dhe biznesore, arsim dhe fusha të tjera. PDK solidarizohet me të gjithë ata që janë kundër këtyre masave dhe atyre shtetasve që s’janë të Kosovës dhe po protestojnë ndaj këtyre masave që shkelin të drejtën e tyre elementare për të hyrë në Kosovë”.

“PDK kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë t’i rishqyrtojë masat e fundit antiCOVID që të ndryshojë ato dhe të ndalë dëmin e shkatërruar dhe diskriminimin e zyrtarizuar. Të ndryshohen masat për qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë e të cilëve iu kërkohet edhe vaksina e tretë. Kosova është dhe duhet të jetë e gjithë shqiptarë. Në asnjë moment kjo Qeveri s’ka ditur tëe menaxhojë me pandeminë”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë