Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelart Tahiri, i është kundërpërgjigjur deputetes së VV-së, Mimoza Kusai-Lilës, e cila ka thënë se nuk do të ketë ekzekutim të pagave, për muajin shtator për mësimdhënësit.
Mirëpo, këtë vendim Tahiri, e ka cilësuar si vepër penale, ku ka thënë se do të presin 5 ditë që të ekzekutohen pagat, në të kundërtën PDK, do të bëjë kallëzim penal ndaj ministrit Murati.
“Në do të presim në një afat prej 5 ditëve që të ekzekutohen pagat, nëse brenda këtyre 5 ditëve të punës, nga dita e premte kur është dashur të ekzekutohen pagat, nuk ekzekutohen deri të enjten, ne do të bëjmë një kallëzim penal ndaj ministrit. Mosekzekutimi i pagave nga ministrit është vepër penale dhe ne në Prokurorinë Speciale do të bëjmë kallëzim penal”, ka thënë Tahiri.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ligji e përcakton qartë nuk kompensohen grevistët.













