Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që më 20 prill të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku më pas, do të dalin me një Deklaratë Politike lidhur me qëndrimet dhe veprimet e tyre në lidhje me zhvillimet aktuale.
Në një komunikatë për media, PDK ka njoftuar se sot u mbajt mbledhja e rregullt e kryesisë, ku u mor edhe ky vendim.
“Në këtë mbledhje, kryesia vendosi që të thërras mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së të hënën, më 20 prill.
Pas kësaj mbledhje, PDK do të dalë me një Deklaratë Politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë lidhur me aktualitetin politik dhe çështjet me rëndësi për qytetarët.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë për angazhim më të madh në proceset politike, në shërbim të qytetarëve dhe për adresimin e nevojave të tyre”, thuhet në njoftim.













