Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK kërkon që shqyrtimi i radhës i ligjit për Specialen të bëhet në ora 17:30, Haxhiu e ashpër: Ndërhyrje brutale në rendin e ditës

05/10/2026 - 14:24
në Kryesore, Lajme
A A
PDK kërkon që shqyrtimi i radhës i ligjit për Specialen të bëhet në ora 17:30, Haxhiu e ashpër: Ndërhyrje brutale në rendin e ditës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar kërkesën e PDK-së që shqyrtimi i radhës i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të zhvillohet sot në orën 17:30.

Reagimi i Haxhiut erdhi pas fjalës së deputetit të PDK-së, Arian Tahiri, i cili paraqiti një mocion procedural për shmangien nga afatet e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.

Tahiri propozoi që amendamentet në projektligj t’i adresohen Komisionit Funksional për Legjislacion deri në orën 14:30.

“Komisioni deri në ora 15:30 duhet ta shqyrtojë projektligjin në fjalë dhe raportin t’ua paraqesë komisioneve të përhershme, të cilat deri në ora 16:30 ta shqyrtojnë projektligjin dhe raportet me rekomandimet t’ia paraqesin Komisionit Funksional për Legjislacion, e ky deri në ora 17:00 t’ia paraqesë Kuvendit raportin për Dhomat e Specializuara për shqyrtim të dytë në seancën plenare”, ka thënë Tahiri.

Ai ka kërkuar që shqyrtimi i dytë i projektligjit të bëhet sot në orën 17:30.

Pas kësaj, Haxhiu ka kërkuar nga partitë që të takohen dhe të arrijnë një dakordim për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Pas takimit ndërmjet kryetarëve mund të vijmë në dakordim për çështjen në fjalë. Nuk e kuptoj si ka mundësi që, pa kaluar pak orë, vini dhe ndryshoni qëndrimin. Është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë dhe t’i japim vendit president. Prandaj ju ftoj që të takoheni, të merreni vesh dhe të vini në seancë”, tha Haxhiu.

Ajo kundërshtoi mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit.

“Ne nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për shkak të presidentit”, tha Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Dyshohet për hedhjen e një mjeti shpërthyes në shtëpinë e biznesmenit Ramiz Kelmendi, pronarit të Elkos

Dyshohet për hedhjen e një mjeti shpërthyes në shtëpinë e biznesmenit Ramiz Kelmendi, pronarit të Elkos
05/10/2026 - 14:09

Dyshohet se një mjet shpërthyes është hedhur në shtëpinë e biznesmenit Ramiz Kelmendi në Pejë. Burimet e IndeksOnlinet thonë se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e...

Më shumëDetails

Geci: PDK-ja ua vërtetoi dënimin të dënuarve në Hagë

Takimin Kurti-Krasniqi, Geci e quan “Fejesë” të LVV-së me PDK-në
05/10/2026 - 13:59

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka shkruar në Facebook se nisma e PDK-së për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ua ka vërtetuar sipas tij dënimin ish-krerëve...

Më shumëDetails

Skandal: Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

Skandal: Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës
05/10/2026 - 13:50

Një situatë kaotike është krijuar me kompaninë ajrore Wizz Air, pasi dhjetëra pasagjerë shqiptarë kanë mbetur në aeroportin e Barcelonës, pa mundur të udhëtojnë drejt Tiranës. Ditën e...

Më shumëDetails

Përplasja e Sami Kurteshit me protestuesit te Kuvendi, gazetarja “pse i shave me nonë”

Sami Kurteshi i VV “provokon” protestuesit, ata e gjuajnë me fishekzjarre
05/10/2026 - 13:43

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sami Kurteshi, është përplasur sot fizikisht me disa prej protestuesve që ndodheshin para objektit të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës. Teksa Kurteshi...

Më shumëDetails

Haziri: Deputetët s’do të mund të dalin nga Kuvendi pa e votuar përfundimisht ligjin për Specialen

Reagon Çlirim Haziri pas kalimit të Ligjit për Specialen në lexim të parë
05/10/2026 - 13:32

Organizatori i protestave të përnatshme në shesh, Çlirim Haziri tha se deputetët “nuk do të mund të dalin” nga Kuvendi pa e miratuar përfundimisht projektligjin për ndryshimin e...

Më shumëDetails

Hallakama jashtë Kuvendit, Gucati: Po e bëjnë rinia, po gëzohen që do të miratohet Ligji

Hallakama jashtë Kuvendit, Gucati: Po e bëjnë rinia, po gëzohen që do të miratohet Ligji
05/10/2026 - 13:26

Hysni Gucati tha se krismat e mjeteve piroteknike që u hodhën sot nga protestuesit jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, ia kujtojnë luftën e viteve 1998-1999. Kreu i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    865 Shpërndaje
    Shpërndaje 346 Tweet 216
  • Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Paratë po ‘avullohen’ nga llogaritë e klientëve Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht?

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam një grua që për fat të keq, jam përballur e vetme me sfidat e jetës

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë