Në një konferencë për media të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, koordinatori për Departamentin e Drejtësisë, Përparim Gruda ka folur për bastisjeve e Dhomave të Specializuara të Kosovë.
Ky subjekt politik ka shprehur shqetësim ndaj bastisjeve të fundit ndaj ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sami Lushtaku, Hajredin Kuçit dhe nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, duke i cilësuar si fushata .
“Kosova ka themeluar Dhomat e Specializuara për të ofruar drejtësi me standarde evropiane dhe jo spektakël në emër të saj. Mbi të gjitha, kjo fushatë përndjekëse shpërfaqë dështimin e Dhomave të Specializuara për të argumentuar aktakuzat e tyre në proceset gjyqësore. PDK kërkon nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që të ndalin këtë fushatë përndjekëse dhe t’i kthehen punës së tyre brenda mandatit dhe fushëveprimit të tyre”











