Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK: VV-ja është demokraci diktatoriale, të gjithë kanë të drejtë të flasin dhe vetëm Albin Kurti vendosë

02/02/2023 - 16:49
në Kryesore, Lajme
A A
PDK: VV-ja është demokraci diktatoriale, të gjithë kanë të drejtë të flasin dhe vetëm Albin Kurti vendosë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i fundit i miratuar nga Qeveria e Kosovës për koeficientin me vlerë 105 euro, po vazhdon të duket si një vendim jo i drejtë dhe shumë shqetësues.

Kështu të paktën u shprehën nga Parita Demokratike e Kosovës (PDK), ku deputeti i kësaj partie, Ferat Shala tha për GazetaBlic se ky koeficient është diskriminues dhe sipas tij do të krijojë probleme të mëdha.

“Partia Demokratike sot kemi ngritur shqetësim që minimumi i koeficientit të ishte 120 euro dhe ky koeficient i miratuar nga Qeveria është jomeritore dhe është diskriminues dhe krijon probleme të mëdha në gjithë sektorët e vendit, veçanarisht godet nivelet akademike, sektorin e sigurisë në terësi, shërbyest civil dhe sektorin e drejtësisë”, tha Shala.

Edhe deputeti Mergim Lushtaku thotë për GazetaBlic se, koeficienti me vlerë prej 105 eurove është i padrejtë dhe nuk i realizon këkesat e zyrtarëve publik për krizën ekonomike.

Sipas Lushtakut, me vendimin për koeficinetin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka luajtur psikologjikisht me shërbyesit publik.

“Koeficienti me vlerë prej 105 eurove është i padrejtë dhe nuk i realizon këkesat e zyrtarëve publik për krizën ekonomike. Këtë çështje e kemi ngritur si shqetësim qysh në fillim të hartimin të Projektligjit për paga, që nuk është dasht të vije një Ligj i Pagave pa u rregulluar në brendësi vlerën e koeficientit. Por, VV-ja dhe Albin Kurti ka luajtur psikologjikisht me shërbyesit publik në tërësi, të cilët kanë shpresuar që vlera e koeficientit të jetë së paku 120 euro”, tha Lushtaku.

Lushtaku shtoi se sindikatat janë shumë të pakënaqur me këtë vendim dhe pritshmërite e tyre ishte tjera.

Lushtaku tha se, nesër në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere do të diskutohet kjo çështje dhe sipas tij deputetët e VV-së do të ballafaqohen me mashtrime të mëdha që i kanë bërë punonjësve.

“Të dëshpëruar me këtë vlerë janë edhe shumë sindikata që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. Nesër në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere kemi me trajtu bashkë me ministrin ku edhe do të ballafaqohet me mashtrime të mëdha gjatë prezantimit të rritjes së pretenduar nga Qeveria, sepse janë parë shumë mirë reagimet e sektorit publik që Qeveria i gënjeu qytetarët, duke thënë se dallimi është shumë i madh mes pagës bruto të asaj që i kanë marrë dhe asaj që do t’i marrin tani”, tha Lushtaku.

Lushtaku shtoi se shpresat që kjo të ndryshojë është shumë e vogël, sepse ai thotë se VV-ja është një demokraci diktaktoriale ku vendimet i merr veç Albin Kurti.

“Shpresoj që në Kuvendin e Kosovës të ketë vullnet për një rritje sepse meqenëse se ndryshimi vjen nga Kuvendi, ka mundësi që të ketë rritje, por duke parë që VV-ja është një demokraci diktatoriale ku të gjithë kanë të drejtë të flasin dhe vetëm një vendos, në këtë rast Albin Kurti, nuk shoh ndonjë shpresë për këtë gjë”, tha Lushtaku.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë