Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Peci dhe Guxo nuk e çelën gojën për vendimin e Hagës por i dalin në përkrahje Gërvallës pasi protestuesit kërkuan shkarkimin e saj

18/09/2026 - 16:09
në Lajme
A A
Peci dhe Guxo nuk e çelën gojën për vendimin e Hagës por i dalin në përkrahje Gërvallës pasi protestuesit kërkuan shkarkimin e saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të marrë masa ndaj Donika Gërvallës dhe Liburn Aliut, duke i akuzuar ata për veprime dhe deklarata lidhur me rastin e Gjykatës Speciale.

Kërkesa e Gucatit është bërë në kuadër të protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ku protestuesit kërkuan, ndër të tjera, edhe largimin e Gërvallës nga institucionet.

Aurora Group
Pas këtyre kërkesave, anipse qëndroi i heshtur deri sot për vendimin e Hagës, sot ka reaguar kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, i cili ka dalë në mbrojtje të Gërvallës.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Partia Guxo e respekton të drejtën për protestë, por do të kundërshtojë çdo përpjekje për, siç e ka quajtur ai, “stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin” e Donika Gërvallës.

“Në emër të Partisë Guxo dhe si Kryetar i saj, më duhet të them dy fjalë pas protestës së sotme.

UÇK ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet simbol e vlerë e këtij populli dhe kështu do të mbetet përjetësisht.

“Protesta është shenjë civilizimi dhe e drejtë e garantuar në demokraci. Si të tillë, ne e respektojmë. Mirëpo, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të marrë kundërshtimin tonë më të ashpër”, ka shkruar Peci.

Ai ka përmendur edhe historinë e familjes së Gërvallës dhe kontributin e saj në çështjen kombëtare.

“Në historinë tonë të gjatë të sakrificës për liri, familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla paraqesin një kapitull të rëndësishëm dhe të ndritshëm (njëra nga Brigadat e UÇK-së është quajtur ‘Jusuf Gërvalla’) dhe është udhërrëfyes e manual se si jetohet e vdiset për atdhe”, ka deklaruar ai.

Peci ka bërë thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj Gërvallës.

“Këtë nuk e harrojmë dhe këtë nuk GUXOjmë ta harrojmë! Prandaj, stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!”, ka shkruar Peci.

JU REKOMANDOJMË

Tomë Gashi për Hagën: Rastet që përmendi Trupi Gjykues janë të mbyllura, s’kanë mundur të përdoren kundër tyre

Tomë Gashi për Hagën: Rastet që përmendi Trupi Gjykues janë të mbyllura, s’kanë mundur të përdoren kundër tyre
18/09/2026 - 16:58

Avokati Tomë Gashi tha se rastet që ka përmendur Trupi Gjykues gjatë shqiptimit të dënimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep...

Më shumëDetails

Krasniqi pas protestës: Do të dalim prapë, të mos ndalemi derisa drejtësia të vihet në vend

Krasniqi pas protestës: Do të dalim prapë, të mos ndalemi derisa drejtësia të vihet në vend
18/09/2026 - 16:53

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës së sotme kundër dënimeve në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Dolëm mbrëmë, dolëm sot në mesditë,...

Më shumëDetails

Kurti emëron edhe zëvendësministrin e 28-të

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë
18/09/2026 - 16:43

Kryeministri Albin Kurti sot ka emëruar Bashkim Krasniqin në pozitën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Zyra e Kryeministrit tha se Kurti e uroi Krasniqin për detyrën...

Më shumëDetails

Fatmir Limaj publikon video nga protesta, vëllai i Hashim Thaçit afër tij shihet i përlotur

Fatmir Limaj publikon video nga protesta, vëllai i Hashim Thaçit afër tij shihet i përlotur
18/09/2026 - 16:01

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në protestën e sotme të mbajtur në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e Hagës për krerët e UÇK-së. Afër tij...

Më shumëDetails

‘Precizion, kamuflim, vëzhgim’ – FSK avancon aftësitë e pjesëtarëve

‘Precizion, kamuflim, vëzhgim’ – FSK avancon aftësitë e pjesëtarëve
18/09/2026 - 15:33

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se është realizuar Kursi i Avancuar për Snajper, në kuadër të zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të saj....

Më shumëDetails

Prelec: E drejta e Kosovës dhe Kroacisë për pavarësi s’mund të gjykohet kurrë

Prelec: E drejta e Kosovës dhe Kroacisë për pavarësi s’mund të gjykohet kurrë
18/09/2026 - 15:17

Marko Prelec, pjesë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ka komentuar reagimet pas vendimit të Gjykatës Speciale., Ai thotë se i ngjasojnë shumë me ato që ishin bërë nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    258 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 65
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë