
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci tha se teza më e rrezikshme e Kosovës është ajo që ”procesi i integrimit të Kosovës në BE mos të lidhet me dialog”.
”Kjo është teza më e rrezikshme e politikës kosovare deri në ditën e sotme, dhe është dhurata më e madhe për Serbinë, Serbia do e pranojë me dy duartë”, tha Peci.
Ai tha se Kosova nuk mund ta bëjë asnjë hap drejtë integrimit drejt BE-së pa normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Peci tha se Serbia ka ecur përpara në procesin e integrimit.
”Ne jemi nën sanksionet, jemi duke hyrë në izolim ndërkombëtarë kur në ven se që të luajm politikisht mençur ta fusim Serbinë në izolim, ku për shkak të gabimeve tona po ia mbajmë derën hapur drejt perendimit”, tha Peci.
Ai ka folur për takimin e djeshëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e dinarit.
Peci tha se së shpejti do bëhet presion që kjo të zgjidhet në pako me Asociacionin.
”Duhet ta kemi parasysh që edhe marrëveshja për Asociacionin e parashehë që krejt mjetet financiare të Serbisë që i dedikohen popullates serbe në Kosovë duhet të shkojnë përmes BQK-së. Së shpejti do bëhet presion që kjo çështje të zgjidhet në pako me Asociacionin ashtu edhe si është e paraparë te ky moment do vimë herët ose vonë”, tha Peci.
Dje në Bruksel është mbajtur një takim midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e dinarit.
Qeveria e Kosovës refuzoi të dërgojë përfaqësuesin e saj politik, ndërkaq në këtë takim përballë kryenegociatorit të Serbisë do të jetë përfaqësuesi i Bankës Qendrore të Kosovës. /RTV21










