Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka deklaruar për media se ndihet i rrezikuar vazhdimisht nga grupet kriminale, të cilët dyshohen se janë 3-4 persona të cilët kanë djegur veturat e komunës.
Peci ka thënë për Tëvë1, se ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por siç tha ai iu është refuzuar, ngase sipas tij refuzimi ka ardhur për shkak se vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Një grup kriminal qe dyshohet se janë 3-4 persona dyshohet se kane djegur veturat, kjo për faktin se është shtuar numri i shërbimeve te qytetareve nga komuniteti serb por edhe dëgjimet publike që janë. Unë ndihem i rrezikuar dhe vazhdimisht kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por që kjo më është refuzuar dhe mendoi se përkundër që ka bazë një kërkese e tillë, e njëjta është refuzuar për shkak se vi nga një parti tjetër”, thotë Peci.












