Situata e sigurosë, gjegjësisht rekrutimi i njerëzve nga shërbimi sekret serb BIA, ishte një nga temat që u trajtua në Kosova Today në Klan Kosova me ekspertin e sigurisë Bedri Elezi.
Konkretisht u diskutua rasti i Fehim Sali dhe Hyzri Selimit.
Ky i fundit u dënua me 6 vjet burgim për spiunazh.
Me Elezin, u fol sidomos për pjesën se pse BIA interesohet më shumë për siç thuhet pjesën apo “Qarqet islamiste” në Kosovë.
Sipas tij, shërbimi sekret serb nuk vepron vetëm me një kategori të caktuar të njerëzve.
“Në bazë të informacioneve që ne i kemi dhe në bazë të gjeturave nga terreni, shërbimet e huaja armike janë të interesuara në tri çështje. E para që Kosovën ta shndërrojnë në burim josigurie, e mbështet radikalizmin apo ekstremizmin të cilido krah, qoftë edhe ekstremizmin politik. Nën 2, cënimin e besimit të institucioneve të shtetit. E keni parë arrestimin e gjyqtarit, e keni parë arrestimin e një prokurori”, deklaroi ai.













