Skuadra e Pejës ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi shënoi fitore në dy ndeshje nga tri të zhvilluara kundër Golden Eagle Yllit.
Peja shënoi fitore në ndeshjen e tretë që u zhvillua në Suharekë, me rezultat 79:84.
Në gjysmëfinale, Peja do të përballet me Bashkimin.
Ndeshjet gjysmëfinale do të fillojnë nga e shtunja ku Trepça e pret Prishtinën, ndërsa përballja mes Bashkimit e Pejës do të zhvillohet të dielën.