
Një person në Pejë është rrahur nga babai i tij dhe vëllai pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me ta, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin në polici e ka paraqitur vet viktima, kurse dy të dyshuarit kishin qenë nën ndikimin e alkoolit.
Raporti i plotë i Policisë:
Pejë, 09.01.2022 – 01:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht dhe kanosur nga babai dhe vëllai i tij, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit të cilët dyshohet se kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.











