Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Pejës derisa viktima dyshohet se është goditur qëllimshëm derisa po ecte në trotuar.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore Shkodran Nikçi.
“Policia dhe Prokurori i Krimeve të Rënda është vendin e ngjarjes”, tha Nikçi.
I dyshuari është në arrati për momentin.
Policia është në ndjekje të tij dhe po bën përpjekje për ta arrestuar.