
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka uruar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ku dhe përmendi që unifikimi i këtij alfabeti ishte një hap i rëndësishëm në identitetin kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve.
“Para 115 vjetësh pikërisht në Manastirin tonë ndodhi unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe si një hap kyç në kodifikimin e gjuhës shqipe, që është padyshim një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve”, ka shkruar Pendarovksi.
Ai më tutje tha se të gjithë shqiptarët i gëzojnë të mirat e këtij akti krucial.











