Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve në Kosovë, nuk e arrijnë dot fundin e muajit me shpenzime

13/06/2026 - 18:42
në Lajme
A A
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve në Kosovë, nuk e arrijnë dot fundin e muajit me shpenzime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jakup Vitija, pensionist nga Prishtina thotë se e ka gjithnjë e më të vështirë të përballoj shpenzimet bazike të jetesës. Një pjesë e madhe e të ardhurave të tij shkon për barna, ndërsa rritja e vazhdueshme e çmimeve, sipas tij, e bën pothuajse të pamundur mbërritjen deri në fund të muajit, raporton KosovaPress.

Shqetësimi i tij pasqyron një realitet me të cilin po përballen shumë familje në Kosovë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në maj 2026 shënoi një rritje vjetore prej 6.8 për qind.

Pasojat e rritjes së çmimeve e konfirmojnë edhe vetë qytetarët. Imer Gjokaj thotë se kostoja e jetesës po bëhet gjithnjë e më e rëndë për familjet.Ndërsa edhe tregtarët e konfirmojnë rritjen e çmimeve në treg, duke theksuar se kjo është e pashmangshme pasi sipas Visar Hajdari, tregtar, edhe çmimet e furnizimit kanë shënuar rritje.

Deri në 6 euro një kilogram fasule

Sipas tij, krahas shtrenjtimit të perimeve, ka rënë ndjeshëm edhe numri i blerësve. Ata thonë se tregu nuk është më si më parë, pasi shitjet janë përgjysmuar dhe qarkullimi ka rënë dukshëm.
S’ka blerës

Këtë edhe ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë shqetësues për një vend që vazhdon të përballet me varfëri, papunësi dhe varësi të lartë nga importi, raporton KosovaPress.

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, thotë për KosovaPress se goditjen më të madhe nga inflacioni po e ndjejnë pensionistët dhe punëtorët me paga fikse, pasi të ardhurat e tyre nuk po përshtaten me ritmin e rritjes së çmimeve.

Sipas tij, inflacioni po e vështirëson gjithnjë e më shumë mbulimin e nevojave bazike të familjeve.
Inflacioni rreth 7% po godet më së shumti pensionistët dhe punëtorët me paga fikse

Sipas Skenderit, ndikimi i inflacionit vërehet veçanërisht te mallrat dhe shërbimet bazike, të cilat zënë peshën më të madhe në shpenzimet e familjeve.

Një nga sektorët që veçon ai është ai i strehimit. Ai vlerëson se kërkesa e lartë për banim në qendrat urbane, e kombinuar me numrin e kufizuar të banesave që ofrohen me qira, ka ndikuar drejtpërdrejt në shtrenjtimin e këtij sektori.

Ngjashëm vlerëson edhe ekonomisti Ismet Mulaj, i cili inflacionin e sheh si një problem strukturor të ekonomisë së Kosovës. Sipas tij, një sërë faktorësh po ndikojnë në rritjen e vazhdueshme të çmimeve, ndërsa varësia e madhe nga importi mbetet ndër shkaqet kryesore.

Rreth 90% e produkteve importohen

Mulaj: Kjo e bën Kosovën të ndjeshme ndaj inflacionit

Përveç varësisë nga importi, Mulaj për KosovaPress thotë se rritja e çmimeve të derivateve ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e përgjithshme të inflacionit. Sipas tij, krizat ndërkombëtare mbeten ndër faktorët kryesorë të kësaj rritjeje.

Megjithatë, ai thekson se ndikim ka edhe struktura e tregut vendor të derivateve, i cili dominohet nga një numër i kufizuar operatorësh, çka mund të kufizojë konkurrencën dhe të ndikojë në çmime.

Përballë këtyre zhvillimeve, ekspertët vlerësojnë se zbutja e inflacionit kërkon masa afatgjata dhe ndryshime të thella në strukturën ekonomike të vendit.

“Duhet shkuar në ndryshimin e strukturës ekonomike, të shkohet më tepër në infuzionin ekonomike drejt prodhimit, të përkrahen proceset prodhuese, firmat prodhuese të përkrahen më tepër, po edhe ato të cilat janë shërbyese që ofrojnë vende të reja të punës në këtë kontekst. Edhe në këtë aspekt do të do të ishte shumë e mirëseardhur angazhimi i të gjitha, si të them, subjekteve politike për ta gjetur një formulë të përbashkët për ndryshimin e strukturës ekonomike në Kosovë sepse me këtë strukturë ekonomike deri sa neve jemi, kemi një disbalancë shumë të madh në mes të eksporteve dhe importeve, kemi deficit tregtar shumë të lartë, kemi papunësi po ashtu shumë të lartë, kemi varfëri po ashtu që po vjen duke u rritur shumë shumë lartë, dhe në këtë kontekst të gjithë indikatorët kryesorë makroekonomikë janë duke shënuar negativizëm në zhvillimin e tyre substancial ekonomik dhe social”,tha ai.

Në të njëjtën linjë, edhe Mulaj vlerëson se qeveria duhet të ndjekë një qasje më gjithëpërfshirëse për të frenuar inflacionin dhe për të krijuar një ekonomi më konkurruese.

Mulaj shton se ulja e çmimit të energjisë elektrike, si dhe harmonizimi i rritjes së pagave dhe subvencioneve me rritjen e prodhimit vendor, janë ndër masat që mund të ndihmojnë në frenimin e inflacionit.

Sipas ekonomistit, nëse trendi i rritjes së çmimeve vazhdon dhe nuk shoqërohet me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, pasojat mund të jenë të ndjeshme si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në Kosovë shënoi rritje vjetore prej 6.8 për qind në muajin maj 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në baza mujore u regjistrua rënie prej 0.4 për qind, bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

JU REKOMANDOJMË

Sot protesta e 14-të për Zvërnecin!

Sot protesta e 14-të për Zvërnecin!
13/06/2026 - 19:17

Edhe këtë të shtunë, qytetarë dhe aktivistë po mblidhen para Kryeministrisë në vijim të protestave për çështjen e Zvërnecit. Në ditën e 14-të të reagimit qytetar, organizatorët përsërisin...

Më shumëDetails

Qelaj: Gjykata Speciale është themeluar nga Kosova, por nuk po u përgjigjet institucioneve të saj!

Qelaj: Gjykata Speciale është themeluar nga Kosova, por nuk po u përgjigjet institucioneve të saj!
13/06/2026 - 19:14

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në Info Magazine  tha se edhe pse Gjykata Speciale është themeluar nga shteti i Kosovës, kjo gjykatë sipas tij, nuk po u përgjigjet...

Më shumëDetails

Canaj: Kur përmendet ‘Albin Baba’, më bien ndër mend vitet e 30-ta

Canaj: Kur përmendet ‘Albin Baba’, më bien ndër mend vitet e 30-ta
13/06/2026 - 18:51

Në emisionin “InfoMagazinë” analisti Blerim Canaj ka folur për diskursin politik dhe ndikimin në opinionin publik, veçanërisht te diaspora. Ai u ndal te përdorimi i termit “Albin Baba”,...

Më shumëDetails

Qytetari i revoltuar, pagoi për të shikuar Botërorin, por aplikacioni i Valës është i paqasshëm

Qytetari i revoltuar, pagoi për të shikuar Botërorin, por aplikacioni i Valës është i paqasshëm
13/06/2026 - 18:46

Një qytetar është ankuar se ka paguar 19.99 euro për të parë ndeshjet e Kampionatit Botëror në aplikacionin e Vala TV, mirëpo deri më tani ky aplikacion ka...

Më shumëDetails

Dedaj: LVV votat në Kosovë i ka blerë kurse në përfaqësitë diplomatike dhe në diasporë masovikisht i ka vjedhur!

Dedaj: LVV votat në Kosovë i ka blerë kurse në përfaqësitë diplomatike dhe në diasporë masovikisht i ka vjedhur!
13/06/2026 - 18:25

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas rezultatit të LVV-së në përfaqësitë diplomatike dhe diasporë.Dedaj në reagimin e ka theksuar se opozita duhet t’a diskutojë...

Më shumëDetails

Vde’kja e Sahit Jasharit, Kurti shkon në Skënderaj për ngushëllime

Vde’kja e Sahit Jasharit, Kurti shkon në Skënderaj për ngushëllime
13/06/2026 - 18:13

Qeveria e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘facebook’ kanë bërë të ditur se kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Skenderaj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde

    Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    571 Shpërndaje
    Shpërndaje 228 Tweet 143
  • Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Votat e diasporës: Kush po merr më shumë, ky është linku për rezultate

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vjen lajmi i shumëpritur nga të gjithë: Hekuran Murati tregon ditën e saktë kur pritet të ekzekutohen shtesat prej 100 për sektorin privat

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë