Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për 3 muaj, mbi 2 mijë e 500 kërkesa për leje qëndrim, prinë shtetasit turk me 747 sosh

29/01/2024 - 08:09
në Lajme
A A
Për 3 muaj, mbi 2 mijë e 500 kërkesa për leje qëndrim, prinë shtetasit turk me 747 sosh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë periudhës Tetor-Dhjetor të vitit të kaluar, numri i kërkesave për leje qëndrim në shtetin e Kosovës ishte mbi 2 mijë e 500, raporton Front Online.

Sipas të dhënave të departamentit për Shtëtësi, Azil dhe Migracion, nga numri i kërkesave totale për leje qëndrim që ishte 2,640, 1,490 ishin meshkuj dhe 1,150 ishin femra.

Sipas shtetësisë, me numrin më të madh të kërkesave për leje qëndrim prinë shtetasit turk me 747 kërkesa.

Nga ky numër 147 kërkesa janë për bashkim familjar, 399 kërkesa për punësim, 180 për studime ndërkaq 18 kërkesa figurojnë si humanitare.

Pas Turqisë, në rendin e dytë vijnë kërkesat nga Bangladeshi me 439 në total pasuar nga shtetasit serb me 436 kërkesa.

Nga numri i përgjithshëm i kërkesave, 556 shtetas turk kanë fituar leje qëndrim të përkohshëm derisa 10 të tjerë leje qëndrim të përhershëm, raporton Front Online.

92 migrantë u akomoduan në Qendrën për migrantë gjatë muajve Tetor-Dhjetor të 2023-tes

Në të dhënat e publikuara nga departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), thuhet se në Qendrën e pritjes së përkohshme për migrantë janë akomoduar gjithsej 92 migrantë të gjinisë mashkullore.

Sipas të dhënave, 44 personat të akomoduar vijnë nga Siria që të gjithë meshkuj. Nga ky numër 3 i përkasin moshës 14 deri në 17 vjeç ndërkaq 41 janë të moshës 18 deri në 34 vjeç.

Pas Sirisë, në listë migrantët e akomoduar në Qendrën e përkohshme për migrantë, vijnë nga Maroku dhe Palestina.

19 persona figurojnë në listë si të ardhur nga Maroko e 11 nga Palestina.

Në këtë qendër u akomoduan edhe migrantë të tjerë nga Tuqia, Afganistani, Iraku, Pakistani, Libia, Algjeria, Egjipti e Kameruni, raporton Front Online.

Tetor-Dhjetor 2023/ 508 persona kërkuan të lirohen nga shtetësia e Kosovës

508 persona kanë bërë kërkesë për lirim nga shtetësia e Kosovës vetëm në muajt tetor-dhjetor të 2023-tes, raporton Front Online.

Në të dhënat e publikuara nga departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), shihet se kërkesat më të mëdha për lirim nga shtetësia kanë ardhur nga qytetarët që jetojnë në Gjermani më gjithsej 365 kërkesa.

91 qytetarë nga Austria kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës pasuar nga Sllovenia me 25 kërkesa brenda këtyre 3 muajve të vitit 2023.

Poashtu gjatë kësaj periudhe , kanë aplikuar 2 persona për fitim të shtetësisë dhe janë marr 413 vendime për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës: 56.4% vendime pozitive dhe 43.6% vendime negative.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë