
Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me probleme të shumta në vendin tonë, që nga kushtet elementare për të zhvillua një jete normale në përputhje me nevojat e tyre.
E sidomos kjo vjen në shprehje kur bëhet fjalë për punësimin e tyre.
Por një problem të tillë nuk do ta kenë në komunën e Vushtrrisë, pasi kjo komunë nën drejtimin e kryetarit Ferit Idrizi, ka vendosur të hapë konkurs specifikisht për personat me aftësi të kufizuara, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kryetari Idrizi duket të jetë i pari që zbaton nenin 11 të ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarë Publik që parasheh punësimin e 1 personi me aftësi të kufizuara në çdo 50 të punësuar në atë institucion publik.
Idrizi edhe njëherë shfaq shembull duke realizuar i pari këtë gjë, që shpërfaq edhe shpirtin e tij human dhe gatishmërinë për zbatimin e plotë të ligjit.
Bëhet fjalë për pozitën zyrtar për shërbime me qytetarë në kuadër të administratës.
Më poshtë iu sjellim konkursin e plotë:















