Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për çfarë u pajtuan saktësisht Trump dhe Putin?

19/03/2025 - 10:40
në Lajme
A A
Për çfarë u pajtuan saktësisht Trump dhe Putin?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ata arritën marrëveshje për një armëpushim. Por, për çfarë armëpushimi se?

Tre vjet pas fillimi të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini njoftuan më 18 mars arritjen e një marrëveshje të gjerë, e cila synon ndërprerjen e konfliktit që i ka vrarë dhe plagosur më shumë se 1 milion burra në të dyja anët.

Marrëveshja u bë e ditur pas një bisede telefonike gati dy orësh mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin. Kjo ishte biseda e dytë telefonike nga presidenca Trump dhe mbase më e rëndësishmja deri tani.

Ukraina, e përballur me trysni të madhe nga Shtëpia e Bardhë, e kishte nënshkruar paraprakisht propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor, me kusht që edhe Rusia ta bënte të njëjtën.

Për çfarë ra dakord Moska?

“Përfundimi im kryesor këtu është se Moska ndihet goxha rehat me Trumpin, por për arsye të tjera nga ato që i përmendin pothuajse të gjithë”, tha për Radion Evropa e Lirë Nikolai Sokov, ish-diplomati rus që tani punon në Qendrën e Vjenës për Çarmatim. “Moska mund të negociojë me Trumpin, ndërsa Evropa këmbëngul se pozicioni i saj është i drejtë dhe duhet pranuar pa negociata”.

Sa i përket veprimeve të drejtpërdrejta ushtarake, marrëveshja nuk ndryshon asgjë në fushën e betejës, ku trupat ruse, deri së voni, kanë vazhduar ta dobësojnë mbrojtjen ukrainase përgjatë një vije fronti prej 1.100 kilometrash.

Trupat ukrainase po tërhiqen nga rajoni Kursk i Rusisë, të cilin e kishin pushtuar gati shtatë muaj më parë në përpjekje për të lehtësuar barrën në pjesë të vijës së frontit dhe për ta siguruar një kartë negociuese për bisedimet e ardhshme për paqe.

Një element i rëndësishëm i marrëveshjes së 18 marsit është përqendrimi tek infrastruktura energjetike.

Të paktën nga nëntori i vitit 2022, Rusia e ka goditur rëndë rrjetin energjetik të Ukrainës: termocentrale, linja transmetimi, transformatorë dhe nënstacione – një strategji që synon ta lodhë dhe ta terrorizojë popullsinë civile të Ukrainës.

Përballë këtyre sulmeve, Ukraina ka luftuar për t’i mbajtur ndezur dritat dhe ngrohjen, por ka arritur të përballojë situatën falë zgjuarsisë vendase dhe mbështetjes së madhe nga Perëndimi.

Në të njëjtën kohë, Ukraina ka përshpejtuar zhvillimin e industrisë së saj të dronëve dhe madje të raketave lundruese, të cilat i ka përdorur gjithnjë e më shumë për të shënjestruar infrastrukturën energjetike të Rusisë: rafineritë e naftës, tubacionet dhe objektet ushtarake.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Helsinki, presidenti ukrainas Zelensky, i cili në të kaluarën ka shprehur mbështetje për një armëpushim që përjashton veprimet tokësore, duket se e kritikoi marrëveshjen e re.

“Ne gjithmonë kemi mbështetur idenë për të mos goditur objektivat energjetike, si dhe objektivat në det, prodhimin e ushqimit dhe transportin”, tha Zelensky pas telefonatës mes Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë.

“Tani, duhet të kuptojmë se cilat janë hollësitë e kësaj marrëveshjeje. Ne nuk i dimë ende”, shtoi ai.

“Kjo mund të jetë një mënyrë për të qenë më afër një armëpushimi”, tha Zelensky. “Hap pas hapi. Por, pjesa tjetër mbetet statistika të realitetit: qindra dronë dhe raketa vazhdojnë të bien jo mbi fushën e betejës, por kudo”.

Themeli për armëpushimin u arrit në Xhedah, Arabinë Saudite, pas takimeve mes delegacioneve ukrainase dhe amerikane. Dy ditë më pas, Putini iu përgjigj propozimit me një përgjigje që mund të përkufizohet si “po, por”.

“Gjatë bisedës, Donald Trump propozoi që palët në konflikt të përmbahen reciprokisht nga sulmet ndaj objekteve të infrastrukturës energjetike për 30 ditë”, thuhet në deklaratën e Kremlinit mbi telefonatën e 18 marsit. “Vladimir Putin iu përgjigj pozitivisht nismës dhe menjëherë i dha ushtrisë ruse urdhrin përkatës”.

Ndalimi i kufizuar i sulmeve ndaj objekteve energjetike në Ukrainë – dhe në Rusi – është një fitore për Kievin.

Megjithatë, mund të përfundojë si një fitore edhe më e madhe për Moskën, tha Sokov.

“Vini re se për 30 ditë, Rusia do të vazhdojë të prodhojë armë dhe do të jetë në gjendje t’i rifillojë sulmet në shkallë të gjerë nëse është e nevojshme”, tha ai për REL-in.

“Ndërkohë, Ukraina nuk do të mund t’i riparojë plotësisht dëmet në infrastrukturën energjetike, nga e cila ka humbur një të tretën, sipas vlerësimeve të ndryshme”, shtoi ai.

Çfarë nuk u tha?

Çfarë mungoi në bisedime – të paktën në njoftimet publike nga Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë – ishte përmendja e centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhja, i cili është më i madhi në Evropë dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff kishte thënë se mund të ishte në tavolinën e bisedimeve.

Nuk u përmend as njohja e Krimesë ukrainase, të aneksuar prej Moskës, nga SHBA si territor rus, diçka që ishte thënë se mund të ndodhte.

Ashtu siç nuk u përmendën ambiciet e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s, gjë që Moska e kundërshton ashpër dhe madje e ka cituar si arsyetim për vendimin e saj për të pushtuar atë në shkurt të vitit 2022.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë përmendi çështje më të gjera gjeopolitike – një shenjë drejt një pozite që Moska po e mbështet: që çdo marrëveshje me Uashingtonin duhet të jetë marrëveshje më e gjerë, e cila preken edhe çështje që nuk kanë lidhje me Ukrainën.

Kjo është temë e përsëritur për Putinin, i cili ka përdorur termin “shkaqet rrënjësore” – një shprehje e shkurtër për pakënaqësinë e Kremlinit me tërë marrëdhëniet ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë.

Por, zgjerimi i bisedimeve përtej vetë Ukrainës ishte diçka që pasardhësi i Trumpit, Joe Biden, e kundërshtonte.

“Liderët u pajtuan që lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim për energjinë dhe infrastrukturën, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme”, tha Shtëpia e Bardhë.

“Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme”, njoftoi ajo.

“Ata diskutuan gjithashtu nevojën për të ndaluar përhapjen e armëve strategjike dhe do të angazhohen me vende të tjera për të siguruar aplikimin më të gjerë të mundshëm”, thuhet në komunikatë. “Dy liderët ndanë pikëpamjen se Irani nuk duhet të jetë kurrë në pozicion për ta shkatërruar Izraelin”.

Po ashtu, nuk është e qartë nëse ndryshimi i hollë në formulim midis komunikatave është i rëndësishëm: “infrastrukturë energjetike” sipas Kremlinit kundrejt “energji dhe infrastrukturë” sipas Shtëpisë së Bardhë.

Dhe përhapja e armëve strategjike – bërthamore apo tjera – ka qenë synim i lehtë që Uashingtoni dhe Moska e kanë ndarë në të kaluarën, derisa mosbesimi dhe dyshimet politike hynë në përpjekjet për këtë.

Dy shtetet – që mbajnë dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë – janë ende të lidhura nga traktati i fundit i madh i kontrollit të armëve midis tyre, megjithëse ai pritet të skadojë vitin e ardhshëm, dhe nuk ka pasur asnjë përpjekje për të filluar bisedimet për një traktat pasues.

Në fund, megjithatë, zgjerimi i fushës së bisedimeve përshtatet me shpresat më të gjera të Kremlinit për një ripunim më të gjerë të rregullave ndërkombëtare: dëshira e Moskës për t’u trajtuar si një barasvlerë nga Shtetet e Bashkuara – siç ishte gjatë Bashkimit Sovjetik. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë