Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për gjashtë muaj u larguan 81 infermierë – Konkursi në QKUK shpresë për ndalje të migrimit

06/07/2024 - 08:24
në Lajme
A A
Për gjashtë muaj u larguan 81 infermierë – Konkursi në QKUK shpresë për ndalje të migrimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK), ka lëshuar 174 licenca të pa plastifkikuara, të cilat shërbejnë për fillimin e dokumentacionin për largim nga vendi, ndërsa ka lëshuar 81 vërtetime të kodit etik për infermierë të cilët veçse janë larguar nga Kosova. Kështu ka bërë të ditur, kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori.

E hapja e konkursit për rreth 200 infermierë, është shpresë se do ta ulë ndjeshëm dukurinë për largim nga vendi. Gori ka thënë se do ta zbusë kërkesën e komunitetit të tyre për të lëshuar vendin.

“Ju e theksuat se konkursi në QKUK tashmë është i hapur dhe ne e mirëpresim. Natyrisht që është një punë e shkëlqyer e cila do të bëhet, do të zbut kërkesat e pacienteve, se ne në rend të parë kemi në fokus pacientin e natyrisht edhe komunitetin tonë i cili ka qenë mjaftë i ngarkuar me punën nëpër sistemin shëndetësor të Kosovës. Kjo punë do të zbus, shpresoj edhe kërkesat e komunitetit për ta lëshuar vendin. Natyrisht sa më shumë që të rritet numri i punëtoreve dhe vendet e punës të rinjtë tanë do të shërbejnë në vendin ku janë shkolluar e edukuar e t’i shërbejnë pacientëve tanë duke mos shpresuar që vendet e rajonit të na marrin punëtoret shëndetësor siç është në trend në vendin tonë”.

“Numri i infermiereve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor po rritet dita e ditës më kërkesat e tyre. Në gjashtë mujorin e parë kemi 174 licenca të pa plastifkikuara, ku punëtorëve shëndetësor ju nevojitet kur ata fillojnë me dokumentacionin e tyre nëpër ambasada. Ndërsa tani më 81 vërtetime janë të lëshuara të kodit etik, çka do të thotë se tashmë 81 punëtorë nga Kosova veç i kanë filluar punën në vendet përreth”, ka thënë Gori per EO.

Gori ka thënë se ikjen e infermiereve nga vend e ndalon hapja e vendeve të reja të punës, e po ashtu stimulimi kryesor që do t’i ndalonte ata që të kërkonin punë në Evropë, sipas saj është ngritja e pagës.

“Kërkesat janë duke filluar prej kushteve të punës, pagës, ngarkesës në punë, ndërrimeve të natës, festave sigurisht që edhe për një jete më të mirë, këto janë kërkesat që i ka komuniteti ynë. Hapja e vendeve të reja të punës, do ta zbuste sigurisht një ikje të tillë, ngritja e pagës, sigurisht se paga është njëra prej stimulimeve më të mëdha, ngarkesa në punë me hapjen e vendeve të reja të punës sigurisht që numrin i punëtoreve do të jetë më i madh dhe puna do të jetë me e lehtë. Me hapjen e vendeve të punës ata po e sigurojnë një pagë sado të vogël për familjen edhe rrethin e vetë”, ka thënë ajo.

Gori në këtë intervistë ka folur edhe për publikimin numrit të dytë të revistës së OIK-ut “Shëndeti dhe Kujdesi Infermieror”.

“Tashmë numri i dytë i revistës së OIK-ut, ‘Shëndeti dhe Kujdesi Infermieror’, vetëm është publikuar edhe të gjithë mund të kenë qasje në faqen Odës natyrisht edhe në mënyrë fizike. Është një punë e cila po promovohet edhe një punë që po dokumentohet për breza të ardhshëm. Revista tashmë numrin i dytë flet për kongresin i cili në Kosovë mbledhin 10 mijë profesionistë shëndetësor vendor dhe ndërkombëtar, ka punime shkencore, shkruhet për punëtoret shëndetësor gjatë luftës, për përvojat e tyre e shumë të tjera”, ka thënë ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë