Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për mashtrim të ortakut në biznes | Prokuroria po merret me pronarin e firmës “Glow” që dërgon pacientë për shërim në Turqi

01/08/2025 - 15:22
në Kryesore, Lajme
A A
Për mashtrim të ortakut në biznes | Prokuroria po merret me pronarin e firmës “Glow” që dërgon pacientë për shërim në Turqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka në pronësi katër kompani. Njërën prej tyre e themeloi bashkë me një ortak nga Turqia. Po pikërisht për këtë, ortaku turk po e akuzon se ia mori me dokument të falsifikuar. Prokuroria tashmë e ka intervistuar turkun që denoncoi Flamur Hoxhën, pronarin e firmës “Glow” që dërgon pacientë nga Kosova për shërim në Turqi

Në vitin 2021 turku Osman Can kishte vendosur që të themelonte një kompani në Kosovë- “Aesthetic Center Istanbul L.L.C”.

Hisenik i barabartë me të në Regjistrin e Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë hyri edhe pronari i firmës “Glow”,  Flamur Hoxha, një kompani që dërgon pacientë nga Kosova për shërim të Republikën e Turqisë.

Sipas marrëveshjes, shtetasi turk Can do të ishte përgjegjës për pjesën e operacioneve në  Stamboll, ndërsa Flamur Hoxha do të menaxhonte aktivitetin në territorin e Republikës së Kosovës.

Punët filluan të shkonin mirë. Sipas kallëzimit penal të deponuar në Prokurori,  vitin e parë kjo firmë pati hiç më pak se sa 200 pacientë që shkuan në Turqi për të bërë operacionin që njihet si ‘ngushtimi i lukthit’.

Nga të dhënat publike del që çmimi për një operacion të tillë sillet nga 4 mijë euro e tutje.

Pasi që biznesi po ecte mirë, ata morën edhe zyrë të madhe në Fushë Kosovë, 200 metra lokal e i investuan mijëra euro në të.

“Viti i mjaltit” mes ortakut turk Osman Can e kosovarit Flamur Hoxha zgjati shkurt. Në viiin 2022 filluan të ë prishin komunikimin, për ta ndërprerë komplet në vitin 2023, thuhet në këtë dokument.

Edhe pse kishin ndërprerë komunikimin, firma e krijuar bashkërisht nga Can e Hoxha, sipas denoncimit në Prokurori, po vazhdonte të operonte.

Aktualisht “Aesthetic Center Istanbul L.L.C” figuron vetëm në pronësi të kosovarit Flamur Hoxha, dhe turku Osman Can nuk është as aksionar në të.

Por, si ndodhi kjo, sipas deklaratës e kallëimit penal që ka deponuar në Prokurori turku Can?

Ai pretendon se diku në mes të shkurtit 2023, biznesmeni Flamur Hoxha krijon një dokument të rrem më titullin ‘kontratë për faljen e aksioneve”, me cka arrin që edhe 50 % rë aksioneve që i kishte turku, ti merrte ai nën kontroll.

Osman Can pretendon që ky është dokument i falsifikuar dhe se ai kurr nuk e ka nënshkruar atë.

“Nga dokumentet e siguruara në Agjencinë e Bizneseve, rezulton se nënshkrimi i të dëmtuarit është falsifikuar në tri raste: gjatë regjistrimit të firmës në ARBK   më 30.12.2021; gjatë ndryshimit të përqindjes së aksioneve më 05.07.2022 (ndryshimi i kapitalit), pa dijeninë dhe pëlqimin e të dëmtuarit; dhe më 14.02.2023, kur është paraqitur në mënyrë të kundërligjshme sikur i dëmtuari i ka falur aksionet Flamur Hoxhës, që nuk korrespondon me realitetin”, thuhet në kallëzimin penal që e ka siguruar Insajderi.

Për këtë, në dokumentin e deponuar në Prokurori nga avokati Rifat Kelmendi, për turkun Osman Can, thuhet se sipas tyre, biznesmeni Flamur Hoha ka kryer veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, nga neni 391, par 1 pika 1.1, të KoditPenal të Kosovës.

Turku javë më parë është intervistuar nga Prokuroria.

Ai para Prokurorit Jeton Koca, derisa iu prezantuar kontrata me të cilën biznesmeni Hoxha thotë se ia fali aksionet,  tha se “Jo, nuk e kam nënshkruar unë, dhe ne atë kohe nuk kam qenë në Kosovës”.

Derisa u pyet  se kur e keni marrë vesh për ndryshimin e aksioneve në firmë, i tha Prokurorit se diku në vitin 2023 kishte hyrë në Agjencinë e Bizneseve dhe e pa që “unë nuk figuroj si bashkëpronar i biznesit.

Prokurori i Shtetit e kishte pyetur edhe mos i ka borxh Flamur Hoxhës, deria Osman Can i tha që në fakt Hoxha i ka borxh atij dhe se pret që të dënohet sipas ligjit për atë që, sipas tij, e ka mashtruar.

Gazeta Insajderi e ka pyetur edhe Flamur Hoxhën për këtë denoncim, por i njëjti deri tash pos konfirmimit që i ka pranuar pyetjet, nuk është përgjigjur në to. Nuk ka treguar as edhe a është intervistuar nga Prokuroria as edhe nëse pretendimet e turkut Can janë të vërteta.

Flamur Hoxha aktualisht ka në Regjistër të Bizneseve katër firma.

Pos kësaj që e nisi me ortakun turk, e tash i ka 100 % të aksioneve në të, ai me Berat Sadiki në vitin 2021 themeluan firmën “Plot Shnetë L.L.C.”, që në aktivitet kryesor ka “web portalet”.

Një vit më herët po me a=ortakun Sadiki patën krijuar edhe firmën “Medical Tourism Agency Health and More”, me aktivitet kryesor fushën e shëndetësisë.

Derisa në firmën “Glow L.L.C.”, që e krijoi në vitin 2023, apo katër ditë para se të bëhej kontrata kur turku Osman Can, kinse ia fal aksionet te “Aesthetic Center Istanbul L.L.C”, ai është ortaku i vetëm.

Ka deklaruar që ka kapital fillestar themelues prej 50 mijë eurosh.

Me këtë firmë, “Glow LLC”, sipas promovimeve që vet firma bën në rrjetet sociale, firma është në industrinë që njihet si “turizëm shëndetësor”, dhe fokus e ka Turqinë si destinacion për dërgimin e pacientëve.

“Ekipi ynë i mjekëve të specializuar dhe pajisjet moderne janë gati për t’ju ofruar kujdesin më të mirë. Mos e lini shëndetin tuaj për më vonë! Planifikoni Check-Up-in tuaj sot dhe sigurohuni për një të ardhme më të shëndetshme”, thuhet në një nga materialet promovuese që faqja e “Glow” ka bërë në rrjetet sociale. / Gazeta Insajderi/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë