Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për sa muaj ka rezerva Kosova?

17/03/2022 - 09:29
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Për sa muaj ka rezerva Kosova?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mielli dhe prodhimet e miellit, ilaçet, produktet higjienike, si dhe nafta, janë produktet kryesore që përbëjnë rezervat shtetërore të Kosovës.

Ato mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e katastrofave natyrore, luftërave apo edhe krizave në furnizim, thotë një nga themeluesit e rezervave shtetërore të Kosovës, Shaban Halimi, tashmë në pension.

Lufta në Ukrainë dhe pengesat në zinxhirin furnizues shkaktuan panik në disa prej vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, ku javëve të fundit u rrit kërkesa për blerje të miellit dhe vajrave.

Kjo situatë nxiti edhe debatin se a ka Kosova rezerva të mjaftueshme.

Rezervat shtetërore të Kosovës janë themeluar në vitin 2012.

Halimi që ka ushtruar pozitën e drejtorit të rezervave shtetërore, shpjegon se vendimi për të krijuar rezervat shtetërore të Kosovës, ishte marrë pas rrëshqitjes së një orteku bore në fshatin Restelicë në komunën e Dragashit. Në këtë tragjedi kishin vdekur dhjetë persona.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga tragjedia e Restelicës, Halimi thotë se rezervat shtetërore të Kosovës nuk janë zhvilluar sa duhet.

Ai thotë se në rast të ndonjë gjendjeje të jashtëzakonshme natyrore apo agresioni ushtarak, Kosovës i mbarojnë rezervat shtetërore për një periudhë prej dhjetë ditësh.

“Qeveria duhet të reflektojë dhe të kuptojë rolin dhe rëndësinë e rezervave shtetërore që mund të kenë ato në rast të agresionit, fatkeqësive natyrore e mos dhëntë Zoti, edhe në rast të ndonjë lufte”, thekson Halimi.

Halimi i rekomandon Qeverisë të rrisë sasinë e rezervave, nisur nga produktet bazike për jetesë.

“Qeveria duhet ta rrisë sasinë e miellit si produkt kryesor. Të ketë miell për periudhë sa më të gjatë. Pastaj naftën, sepse nafta paralizon jetën në përgjithësi, e pastaj vijnë produktet e tjera ushqimore të gatshme siç janë pastat, kripa, sheqeri, vaji e të tjera, mjetet higjienike, por assesi nuk duhet përjashtuar ujin sepse është produkt kryesor për jetën”, thotë Halimi.

Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare publike nga institucionet, sa i takon sasisë së grurit, në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, thonë se sasia e grurit në dispozicion mbulon nevojat për më së shumti tre muaj.

“Në Kosovë duhet të jenë diku edhe 40 mijë deri në 50 mijë tonë grurë pa i marrë parasysh rezervat e fermerëve që janë nëpër shtëpitë e tyre. Unë mendoj se ka sasi të madhe te fermerët, sepse po e shohim kohëve të fundit se është rritur kërkesa për shitje të grurit nga fermerët, sepse ka çmim të leverdishëm dhe ata janë të interesuar ta shesin”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Bashkim Zejnullahu, drejtues i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës.

Kërkesa për grurë për kokë banori në Kosovë sillet rreth 200 kilogramë, ose në total rreth 400 mijë tonë grurë në vit.

Qeveria i konsideron sekrete dhe nuk flet për rezervat

Sasia e saktë, lloji i produktit dhe vendndodhja e mallrave që janë në kuadër të rezervave shtetërore nuk dihet.

Ato konsiderohen ‘sekret shtetëror’ sipas Ligjit për rezervat shtetërore.

Rezervat menaxhohen nga Departamenti i rezervave shtetërore, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Zyrtarët e kësaj ministrie nuk kanë pranuar të flasin për sasinë e as organizmin e rezervave shtetërore, me arsyetimin se ato konsiderohen ‘sekret shtetëror’.

MINT-i ka përcjellë një vendim të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes të cilit është “aprovuar kërkesa e Departamentit të rezervave shtetërore që t’u mundësohet përjashtimi nga procedurat e prokurimit për furnizim me produkte të rezervës shtetërore të mallrave, duke e klasifikuar lëndën e kontratës si sekret”.

Ku janë të vendosura rezervat shtetërore të Kosovës?

Ato nuk janë në depo e as magazina në pronësi të institucioneve të Kosovës. Shteti nuk ka depo e as magazina të tilla, pasi, sipas ekspertëve, kjo do të kërkonte investime të mëdha financiare dhe burime njerëzore.

Për këtë arsye, rezervat janë tek operatorët ekonomikë privatë, të cilët kontraktohen nga Departamenti i rezervave shtetërore.

Sipas Ligjit për rezervat shtetërore, në bazë të marrëveshjes, atyre iu përcaktohen sasitë, mënyra e ruajtjes dhe kontrollit, si dhe dalja në treg e këtyre produkteve.

Si me produktet ushqimore dhe higjienike, e njëjta procedurë vlen edhe për naftën dhe produktet e saj.

Nafta, aktualisht, ruhet tek operatorët ekonomikë privatë, të cilët kanë rezervuare në dispozicion. Ata kontraktohen nga institucionet e Kosovës dhe kanë për obligim sigurimin e cilësisë, sigurisë dhe mirëmbajtjes.

Qeveria aktualisht është duke punuar në rregullimin e rezervave të detyrueshme të naftës.

Projektligji që rregullon këtë aspekt është në konsultim publik.

Sipas projektiligjit, në ruajtjen e rezervave shtetërore të Kosovës i jepet përparësi ruajtjes së rezervave në territorin e Kosovës, edhe pse një sasi mund të ruhet në territorin e një shteti anëtar të BE-së ose anëtari të Traktatit të Komitetit të Energjisë me marrëveshje dypalëshe.

Ky projektligj ka gjetur mbështetjen e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, thotë Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

“Rezervat e naftës nuk do të dërgohen vetëm tek një operator ekonomik. Rezervat shtetërore do të ndahen në tërë territorin e Kosovës në mënyrë të barabartë”, thotë Berjani.

Bazuar në projektligjin e ri, rezervat e detyrueshme, do të mbahen në objekte deponuese dhe do të jenë të gatshme ose fizikisht të qasshme gjatë gjithë kohës në përputhje me kontratën e deponimit.

Kompania që mban rezervat e detyrueshme duhet ta bëjë këtë në përputhje me legjislacionin përkatës për cilësinë e produkteve të naftës në Kosovë dhe Departamenti i rezervave shtetërore do të ketë qasje të pakufizuar në verifikimin e cilësisë dhe kushteve tjera të kontratës, thuhet mes tjerash në projektligjin që pritet të shkojë për votim në Kuvendin e Kosovës.

Pas shfaqjes së luftës në Ukrainë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, ftuan qytetarët të mos krijojnë stoqe të produkteve në shtëpitë tyre.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, më 26 shkurt tha se vitin e kaluar, por edhe këtë vit shteti ka blerë naftë, miell, produkte ushqimore dhe higjienike, por duke mos speficikuar ndonjë periudhë kohore, për të cilën ato do të mjaftonin.

Njëjtë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, më 26 shkurt tha se Kosova është e furnizuar mirë dhe se ka rezerva të mjaftueshme.

Për t’i shtuar rezervat, Qeveria e Kosovës ndau 10 milionë shtesë më 23 shkurt./rel

JU REKOMANDOJMË

Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin

Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin
07/11/2026 - 12:08

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e Ajovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Adjutanti i...

Më shumëDetails

Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Është e rëndësishme të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë

Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Është e rëndësishme të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
07/11/2026 - 11:41

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori.Lajmi është...

Më shumëDetails

4 mijë euro detyrime të shmangura, por kush e garanton sigurinë e pacientëve? Dogana zbulon parregullsi në Vërmicë, dyshime për injeksionet estetike “REJURAN”

4 mijë euro detyrime të shmangura, por kush e garanton sigurinë e pacientëve? Dogana zbulon parregullsi në Vërmicë, dyshime për injeksionet estetike “REJURAN”
07/11/2026 - 11:22

Nuk është vetëm çështje e 4 mijë eurove që dyshohet se u tentua t’i shmangeshin shtetit. Pas një njoftimi të Doganës së Kosovës për deklarim të pasaktë të...

Më shumëDetails

Vazhdon protesta në Tiranë, studentët dhe opozita në shesh për dorëheqjen e Ramës

Vazhdon protesta në Tiranë, studentët dhe opozita në shesh për dorëheqjen e Ramës
07/11/2026 - 10:43

Studentët janë sërish sot në protestë, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Pas më shumë se 150 ditësh protestë dhe rezistencë, lëvizja studentore ka vendosur...

Më shumëDetails

Inspektorati Qendror i Punës, në koordinim me institucionet tjera, realizon inspektime të përbashkëta në lokale të natës në Mitrovicë

Inspektorati Qendror i Punës, në koordinim me institucionet tjera, realizon inspektime të përbashkëta në lokale të natës në Mitrovicë
07/11/2026 - 10:27

Me iniciativë të Inspektoratit Qendror të Punës (IQP), dje është realizuar një aksion i përbashkët inspektues në disa subjekte që ushtrojnë veprimtari si lokale të natës në Mitrovicë,...

Më shumëDetails

Marmullakaj (IKD): Kosova rrezikon t’i humbë mbi 100 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse s’i përmbush reformat deri në fund të vitit

Marmullakaj (IKD): Kosova rrezikon t’i humbë mbi 100 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse s’i përmbush reformat deri në fund të vitit
07/11/2026 - 10:07

Kosova rrezikon të humbë mbi 100 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse deri në fund të këtij viti nuk arrin t’i përmbushë hapat reformues...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë