Kuvendi i komunës së Mitrovicës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku në shqyrtim ishin disa pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe propozim vendimet për këmbimin e pronave komunale me pronat private.
Në mbledhjen e sotme me kërkesë të kryetarit të komunës Bedri Hamza këto tri pika janë larguar nga rendi i ditës dhe janë shtyer për mbledhjen e ardhshme.
Kjo pasi asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje patën dilema ligjore mbi këto vendime.
Në këtë proces bëhet fjalë për tri prona private që do të këmbehen me prona komunale me qëllim hapjen e rrugës së “famshme” “Ali Zeneli”.
Më poshtë ju sjellim dokumentet e publikuara nga Veriu.info para disa ditësh:
















