Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Peregrin Accounting & Consulting hap zyrat në Prishtinë

27/11/2024 - 10:15
në Ekonomi, Lajme
A A
Peregrin Accounting & Consulting hap zyrat në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Peregrin Accounting & Consulting, një kompani e specializuar për shërbime financiare ka hapur zyrat e saj në Prishtinë në një ceremoni të organizuar ku kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme nga jeta shoqërore dhe ajo publike.

Sami Mazreku nga Peregrin Accounting & Consulting para të pranishmeve të shumtë ka thënë se kompania që tashmë ai drejton do të ofroj shërbime që përmbushin standardet më të larta të menaxhimit financiar.

“Me shumë pasion dhe përkushtim, ne ofrojmë ekspertizë financiare, ekspertizë gjyqësore, trajnime ndërkombëtare dhe shumë mundësi të tjera që synojnë të bëjnë ndryshimin në jetën profesionale të klientëve tanë. Ne besojmë shumë fort se çdo hap që bëjmë është një investim në të ardhmen e sigurt dhe të suksesshme te të gjithë atyre që na besojnë në potencialin dhe profesionalizimin tonë të dëshmuar” ka thënë Mazreku.

Ai më tutje ka bërë të ditur se Peregrin Accounting & Consulting do të ketë dy zyra.

Njëra nga këto zyra është në Prishtinë, ndërsa zyra tjetër ndodhet në Augsburg të Gjermanisë.

Mazreku më tutje ka njoftuar se zyra jonë në Prishtinë do të jetë e gatshme të punojë me kapacitet të plotë duke filluar nga 28 nëntori dhe do të angazhohet në një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë Financën dhe Kontabilitetin, të cilat janë themeli i punës së kompanisë.

Sipas tij shërbimet do të përfshijnë:

  • Mbajtjen e librave të kontabilitetit
  • Hartimin e deklaratave tatimore
  • Hartimin e pasqyrave financiare
  • Analizën e pasqyrave financiare
  • Vlerësimin e biznesit dhe parashikimet financiare
  • Përfaqësimin e bizneseve dhe individëve pranë ATK-së
  • Revizionin e pasqyrave financiare

Gjithashtu, kompania do të ofrojë Ekspertiza Financiare të natyrave të ndryshme, duke siguruar zgjidhje të personalizuara dhe të besueshme për klientët tanë.

Përveç kësaj, Peregrin Accounting & Consulting do të realizojë Ekspertiza Gjyqësore, duke ofruar mbështetje në çështje të lidhura me ligjin dhe procese të ndryshme gjyqësore.

Mazreku më tutje ka treguar se fusha e trajnimeve është njëra prej shtyllave kryesore të kompanisë që ai drejton.

“Ne tashmë kemi nënshkruar marrëveshje me Institucione të ndryshme ndërkombëtare në fushën e trajnimeve financiare dhe për këtë çështje tashmë ne kemi shumë ekskluzivitete, ku shume shpejt do të bëjmë publike edhe detajet për këtë çështje” ka thënë Mazreku. 

JU REKOMANDOJMË

“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”
Kryesore

“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

30/06/2025 - 21:39
Valon Syla, me ironi: Po i thonë opozitës çohu se Albini s’po mundet me rrejtë vetë më
Kryesore

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025 - 20:59
Irani do të vazhdojë programin bërthamor: E drejta jonë si anëtarë të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
Kryesore

Irani do të vazhdojë programin bërthamor: E drejta jonë si anëtarë të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

30/06/2025 - 20:39
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
Kryesore

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

30/06/2025 - 20:24
​Kurti e Vuçiq të martën ‘përballen’ në Shkup
Lajme

​Kurti e Vuçiq të martën ‘përballen’ në Shkup

30/06/2025 - 20:11
Hamza: Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm
Kryesore

Hamza: Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm

30/06/2025 - 19:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pamjet flasin ndryshe, IPK demaskon dhunën e tre policëve të Klinës ndaj një qytetari

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë