Ka filluar takimi i ushtruesës së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e partive politike, për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Takimi ka filluar në orën 15:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Në takim me Haxhiun i pranishëm është lideri i PDK-së Bedri Hamza, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Ndërkaq në takim janë të pranishëm dhe përfaqësues të partive minoritare.
Ndryshe, ky takim po zhvillohet pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të vendit.













