
Ka përfunduar mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku janë marrë dhjetarë vendime, raporton Gazeta Blic.
Por kryeministri i Kosovës gjatë mbledhjes nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për ultimatumin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Kjo së paku bazuar në atë që mediat kanë pasur qasje e që kanë transmetuar live mbledhjen e Qeverisë.
Ndryshe sot përfundon ultimatum I SHBA për kryeministrin Kurti për kërkesat që Amerika ka ndaj Kurtit e që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, zgjedhjet në atë pjesë dhe rikthimin urgjent në dialogun Kosovë Serbi.












