
Ka përfunduar takimi i presidentes Osmani me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Pas takimit me Osmanin, Chollet është drejtuar për tek zyra e Kryeministrit, Albin Kurti me të cilin po ashtu pritet të zhvillojë takim.
Përpos me krerët e shtetit, zyrtari i lartë amerikan do të takojë edhe krerët opozitarë.
Chollet i cili do të shoqërohet përgjatë vizitës nga i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, pritet të takohet sot edhe me liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj.
Kujtojmë se kjo vizitë ishte menduar të bëhej vitin e kaluar, por Chollet e kishte shtyer për shkaqe shëndetësore.
Në njoftimin e DASH, thuhet se vizita e Chollet në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi, 11-13 janar, synon të nënvizojë përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.












