Lulzim Beqiri, përkrahës i VV-së, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit në Infrakos.
Beqiri në një postim në “Facebook” ka deklaruar se ka një muaj që ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Më tutje, ai ka treguar edhe arsyen pse ka dhënë dorëheqje.
“Ky vendim i imi është ndërmarr si rezultat i refuzimit tim për ta shkelur dinjitetin e tjetrit, me asnjë kusht nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet, ky integritet garantohet edhe me profesionin që kam përveç traditës sime familjare.”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Miq,
Po behën më shumë se një muaj që kam dhënë dorëheqje nga pozita Anëtar Bordi në Ndërmarrjen Publike INFRAKOS Sh.A.
Ky vendim i imi është ndërmarr si rezultat i refuzimit tim për ta shkelur dinjitetin e tjetrit, me asnjë kusht nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet, ky integritet garantohet edhe me profesionin që kam përveç traditës sime familjare.
Kosovës i duhen njerëz që refuzojnë presionin, shantazhin e nëpërkëmbjen, që luftojnë krimin e organizuar, nepotizmin, ryshfetin, e mbi të gjitha që e duan fort Kosovën pa interesa personale e partiake.
Kosova ime e dashur, të DUA!













