Përkrahja e Kroacisë, sipas presidentes Vjosa Osmani, po dëshmohet edhe këto ditë teksa Kosova po ballafaqohet me pasojat e aktit të agresionit të Serbisë.
“Kosova dhe Kroacia e kuptojnë dhe përkrahin njëra-tjetrën pa kushte”.
Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në llogarinë e saj në Facebook, pas takimit me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.
Sipas saj, mbështetja e Kroacisë po dëshmohet edhe këto ditë teksa Kosova po ballafaqohet me pasojat e aktit të agresionit të Serbisë.
“Jemi me fat që kemi një aleat të tillë në krah, që na qëndron pranë në kohë të mira e në kohë të vështira. Kjo përkrahje po dëshmohet edhe këto ditë teksa Kosova po ballafaqohet me pasojat e aktit të agresionit të Serbisë. President Milanović, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen ndaj Kosovës”, shkroi Osmani.