Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari Tahiri, kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, ka kujtuar një nga momentet më tragjike në historinë e Mitrovicës, maskrën në Lagjen e Kovaçëve.
“Me 14 Prill 1999, Mitrovica u shëndrrua në dëshmi të tmerrit.Qytetarë të pafajshëm e civil u privuan nga jeta në menyrë barabare me vrasje dhe masakër nga forcat serbe për të vetmen arsye se ishin shqiptar”, theksoi kryetari Hamza.
Lavdi dhe nderime martirëve të rënë dhe respekt të pafund për familjarët e tyre.













