
Dy nxënës të klasave të nënta në shkollën fillore ‘Afrim Gashi’ në Hajvali, janë sulmuar me mjete të forta pas një përleshje me dy nxënës tjerë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e lëndimeve të marra, dy nxënësit janë dërguar në Qendrën Emergjente në QKUK.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes e më pas kanë shoqëruar në stacion policor dy personat e dyshuar.










