Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Përndjekja’ e pushtetit ndaj bashkëluftëtarit të Adem Jasharit: Sveçla e suspendon, Kurti e shkarkon

19/10/2022 - 17:25
në Lajme
A A
‘Përndjekja’ e pushtetit ndaj bashkëluftëtarit të Adem Jasharit: Sveçla e suspendon, Kurti e shkarkon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pushteti e ka vazhduar “përndjekjen” ndaj drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra. Vetëm disa javë pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e kishte kthyer në punë, më 14 tetor Kodra është shkarkuar për herë të dytë nga kjo pozitë. Shkarkimi i tij është vlerësuar si antiligjor dhe si hakmarrje politike.

Brenda 24 orëve, Qeveria e Kosovës kishte marrë dy vendime për drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra. Fillimisht, më datën 13 tetor, ish-bashkëluftëtari i Adem Jasharit është pezulluar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe me pas është shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ky ështëvendimi i dytë që merret nga Qeveria për shkarkimin e Kodrës brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Vendimi i parë ishte marrë në muajin korrik, por ky vendim ishte rrëzuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, duke u cilësuar si i kundërligjshëm.

Avokati i Kodrës, Faton Fetahu, shkarkimin e klientit të tij, i cili është njeri prej themelueseve të UÇK-së, e ka cilësuar si hakmarrje politike dhe të kundërligjshëm.

Ndryshe nga hera e parë, ministri Sveçla tani i ka përmendur disa gjetje te Raportit të Auditimit të vitit 2020 si arsye për pezullimin dhe shkarkimin e tij.

Duke u bazuar në këto gjetje, sipas Sveçlës dhe Kurtit, Kodra ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Me datën 13 tetor 2022, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka suspenduar z. Fadil Kodra, drejtor i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, sipas nenit 9 par.2 të Ligjit Nr.04\L-230 për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. Vendimi i ministrit Sveçla është bazuar në raportin e brendshëm dhe të jashtëm të Auditimit, këtu përfshirë Zyrën Kombëtare të Auditimit, të gjeturat e të cilave dëshmojnë keqmenaxhim, dhe me këtë edhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare, vepër kjo e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhen në vendimin e kryeministrit, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale.

Nacionale ka siguruar edhe vendimin e ministrit Sveçla, mbi të cilin bazohet vendimi i kryeministrit për shkarkim.

Aty përmenden katër arsye për suspendim.

Njëra nga to është keqpërdorimi i pozitës dhe cenimin i të drejtave në rastin e moskryerjes së kontrollit të rregullt mjekësor të zjarrfikësve të punësuar në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

Arsyetimet e shkarkimit të pabazuara
Avokati i Fadil Kodrës, Faton Fetahu, i ka hedhur poshtë arsyetimet për pezullimin dhe shkarkimin e klientit të tij.

Ai ka thënë për gazetën Nacionale se kjo është një hakmarrje politike.

“Vetëm disa javë pas kthimit të z. Kodra në pozitën e tij, ministri Sveçla ka marrë vendim për suspendimin e tij nga kjo pozitë dhe po të njëjtën ditë, me vendim të Kryeministrit Albin Kurti, z. Kodra është shkarkuar (13 tetor 2022). Një vendim i tillë, përveç se është i kundërligjshëm, konsideroj se përbën një hakmarrje të ulët që e ka për qëllim njollosjen e figurës dhe reputacionit të z. Kodra, duke e përndjekur vetëm pse nuk i është nënshtruar vullnetit politik të tyre për ta vënë këtë agjenci në funksion të agjendës partiake për të bërë punësime dhe shkarkime arbitrare dhe për të ushtruar kontroll politik mbi këtë institucion të sigurisë”, ka thënë Fetahu.

Ai ka vlerësuar se vendimi është i kundërligjshëm për disa arsyeje.

“Në këtë mënyrë, vendimi i Sveçlës për suspendim, vetëm se i konfirmon katërçipërisht vlerësimet e mësipërme, pasi nëse analizohen katër arsyet e cekura të këtij vendimi për suspendim, lehtësisht mund të konstatojmë se i njëjti vendimin e tij e ka nxjerrë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, sepse gabimisht konstaton dhe konkludon se suspendimi vjen për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale. Duke iu referuar Raportit të Auditorit të para dy viteve, në të cilin, përveç gjetjeve të ndryshme dhe të shumta në MPB, ishte evidentuar se ndarja e shtesave të përvitshme të parapara me ligj për zjarrfikësit është bërë në mënyrë proporcionale për të gjithë stafin e AME-së, gjë e cila evidentohet si gjetje prandaj edhe është adresuar në vitin pasues (2021). Mirëpo kjo i ka mjaftuar z. Sveçla që ta kualifikojë si keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe z. Kodra ta konsiderojë kryerës të saj”, është shprehur ai, duke e përmendur edhe arsyen e dytë të suspendimit.

“Arsyeja e dytë e suspendimit të z. Kodra është edhe vlerësimi se nuk janë kryer kontrollet e rregullta mjekësore të zjarrfikësve. Si gjetje, evidentohet në Raportin e Auditorit të Brendshëm të ministrisë (nëntor 2021), e cila si e tillë asnjë lidhje nuk e ka me detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm të AME-së, pasi e njëjta është përgjegjësi ekskluzive – sipas Ligjit për Zjarrfikje dhe Shpëtim si dhe akteve nënligjore në fuqi – e Komunave, respektivisht Drejtorive Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim. Siç e shihni, një gjetje e tillë, në mënyrë tërësisht të pabazuar, vlerësohet dhe kualifikohet si një vepër penale që si kryerës e paska z. Kodra. Kjo përveç se nuk është serioze, është edhe qesharake”, ka thënë ai.

Sipas tij, vendimet e qeverisë për Kodrën ishin “aktakuzë”

“Aq më keq që këto dy vendime janë të kundërligjshme dhe si të tilla minojnë parimin kushtetues dhe ligjor të prezumimit të pafajësisë sepse i pari, ai për suspendim, nuk paraqet asgjë tjetër përveç një akt të mbushur me akuza të pabaza “aktakuzë”, ndërsa vendimi i dytë i KM Kurti, veçse i konfirmon ato dhe e nxjerr “dënimin” ndaj autorit të pretenduar të tyre, duke mos i lënë asnjë mundësi ligjore vlerësimit të të gjitha gjetjeve, peshës dhe rëndësisë së tyre, pa e paragjykuar epilogun e një procesi të tillë”, ka thënë ai.

Vendimi do të kundërshtohet
Avokati Faton Fetahu ka bërë me dije se do të ankohet ndaj vendimit të ministrit dhe kryeministrit.

Fetahu ka paralajmëruar se do ta vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve juridike, fillimisht për ta kontestuar ligjshmërinë e vendimit për shkarkim, pastaj edhe për t’i nisur procedurat penale dhe civile kundër autorëve të lartcekur të shkeljeve ligjore.

“Sidoqoftë, për këto dy shkelje të pretenduara, e po ashtu edhe dy të tjera tërësisht të pabazuara, dhe më pak të rëndësishme tashmë z. Kodra është i shkarkuar dhe kundër këtij vendimi, brenda afatit ligjor, do të parashtrojmë ankesë në KPMSHCK”, ka thënë ai.

Sipas tij, Sveçla dhe Kurti qëllimisht i kanë mbyllur sytë përballë gjetjeve në raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për punën e tyre gjatë vitit 2021 në MPB dhe ministritë e tjera.

“Siç e shihni, Xhelal Sveçla dhe Albin Kurti i mbyllin sytë përballë gjetjeve skandaloze në Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për punën e tyre gjatë vitit 2021 (MPB dhe ministri të tjera) dhe orvaten që gjetjet e karakterit administrativ të vitit 2020, të cilat tashmë veçse janë adresuar, t’i paraqesin jo si shkelje, por si vepra penale. Pra, sikurse vendimi për suspendim, po ashtu edhe vendimi i z. Kurti për shkarkim, nuk përbëjnë asgjë më shumë dhe as më pak se ushtrim të funksioneve prokuroriale, për ushtrimin e të cilave ka përgjegjësi ekskluzive dhe të vetme Prokurori i Shtetit dhe jo politikani që ushtron një pozitë zyrtare”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se shkarkimi i klientit të tij është përcjellë edhe me shkelje të shumta procedurale.

“Përveç shkeljeve ligjore të karakterit material, shkarkimi i z. Kodra është përcjellë edhe me një varg shkeljesh procedurale, pasi i njëjti duke qenë zyrtar i nivelit të lartë drejtues, i nënshtrohet dispozitave ligjore për zyrtarët publikë, përveç tjerash, edhe për sa i përket procedurës së vënies para përgjegjësisë, e cila zhvillohet pranë Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë. Z, Kodra është emëruar nga Qeveria dhe vetëm përmes të njëjtës procedurë mund të shkarkohet”, ka thënë ai.

Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që i menaxhon njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria Thaçi.

Për shtatë vjet, Kodra shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërkaq në pesë vitet e fundit e ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci.

Fadil Kodra ka qenë prej luftëtarëve të parë të UÇK-së dhe njëri prej bashkëluftëtarëve të afërt të Adem Jasharit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë