Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përparim Rama: E premtja është më e ngarkuar, prandaj e bëmë testimin sot

28/10/2022 - 14:10
në Kryesore, Lajme
A A
Përparim Rama: E premtja është më e ngarkuar, prandaj e bëmë testimin sot
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Testimi i sotëm i unazës qendrore në kryeqytet ka shkaktuar një tollovi të madhe dhe radhë të gjata të automjeteve. Qytetarët ishin të revoltuar nga pritjet dhe kolonat e gjata, por këto kolonat i provoi edhe vet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama deklaroi se ky testim i sotshëm për dallim të herëve të kaluara që është bërë gjatë vikendit, ka ndodhur për shkak që të premteve kryeqyteti është më i ngarkuar me vetura, andaj ka qene i nevojshëm për të shikuar dhe kuptuar problemet në komunikacionin e Prishtinës.

“Kemi bërë dhe teste të mëparshme gjatë vikendit për ta testuar qendrën. Propozimet të cilat kanë ardhur si pjesë e testimeve për mobilitet, si pjesë e planit për testimin e mobilitetit ku e kemi bërë testimin të shtunën, të dielën, faktikisht kemi bërë për dy javë, ku para se të merret vendimi duhet që të testohet edhe gjatë javës. Kjo na tregon pikat e ndryshme ku janë pika që krijojnë probleme, pika që duhet të ndryshohen, me u transformuar për të krijuar një komunikim më të lirshëm për kryeqytetin, për këtë arsye normal që është dashur të testohet edhe gjatë javës. Gjatë ditës së sotme, e premtja që shumë herë është me e ngarkuara për ta shikuar ku kemi pasur probleme më të shumta, sot kemi informata të shumta prej të gjitha pikave të kryeqytetit, jemi duke “incinzuar” edhe me dron, kemi edhe ekipe në terren duke marrë informata se si po ecë trafiku dhe ku janë problemet”, foli ai.

Sipas Ramës, testimet nëpër rrugë duhet të bëhen për të kuptuar saktë problemet që janë në komunikacion. Ai përmendi edhe projektet për rrugën A, ku në fund do të bëjnë një raport përfundimtar për këtë testim.

“Ne duhet të bëjmë testimet përveç atyre që i kemi bërë në aspektin e kompjuterëve duhet të bëhen edhe në terren sepse kemi një numër të madh me ditur dhe nga ku po vjen trafiku, sot kemi informata të sakta se ku janë problemet prej nga po krijohen problemet në mënyrë që të kemi këtë informatë për përmirësimin e gjendjes në trafik. Kemi paralelisht dhe projekte që i kemi dhe janë më se të nevojshme të rrugës A, rruga B e ndërlidhur me rrugën A, po ashtu edhe unazës së mesme që janë pjesë të procesit për transformim të kryeqytetit…Ekipet janë në terren normal që do të vijmë me një raport final në fund të eksperimentimit”, u shpreh ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se është normale që në fillim të këtij testimit të ketë kolona, por sipas tij, qytetarët duhet të presin dhe më pas do t’i shohin ndryshimet pozitive që do të bëhen me këtë testim të rrugës njëkahore.

“Secili ndryshim ka impakt të madh, fillimit negativ derisa të krijohet pozitivi dhe për këtë arsye ndodhin këto gjëra, normal që një numër i madh i qytetarëve sot ka pasur probleme në trafik, mirëpo është e pashmangshme nëse ne duam të informohemi rreth lëvizjes të mirë dhe të lirë në kryeqytet, është e pamundshme që t’i bëjmë këto pa i bërë analizat e tilla në terren. Për këtë arsye kemi bërë dy të parat dhe kjo është një ditë e javës që ka qenë e nevojshme. Është ditë e premte, faktikisht ditë shumë e ngjeshur dhe kemi pasur probleme, faktikisht kemi pasur probleme të mëdha në mëngjes në kohën kur edhe gjatë komunikacioni,t edhe kur është normal lëvizja që ka qenë deri më tash, kemi pasur probleme të komunikacionit. Tani po kuptojmë se ku edhe kur po krijohet këto pika që krijojnë ndalesa në trafik. Një analizë që na hynë në punë në intervenimet e të ardhmes në ndërlidhjet e rrugëve që janë në planifikim të rrugëve të reja si vazhdimësi e rrugës A, të rrugës B dhe të rrugëve unazës së mesme dhe rrugëve të tjera që kemi prej periferive, pra ajo që vjen prej Fushë Kosovës, tjetra që vjen prej Podujevës, zonës së Gollakut nga Llukari. Të gjitha këto janë informata që na duhet për planifikim e mirëfilltë të kryeqytetit”, tha ai.

Po ashtu, Rama tregoi se e kishte përjetuar edhe vet trafikun dhe sipas tij nuk e kishte problem sepse ditën e nis në ora shtatë. Gjithashtu, ai tha se problem të madh kanë pasur ata që kanë punën në ora tetë sepse atëherë ka qenë kolona më e madhe.

“Zakonisht filloj në ora shtatë, kështu që për mua nuk ishte problem por po e shoh që nga ora tetë kur i kemi të gjitha qytetarët që shkojnë në punë apo i dërgojnë fëmijët nëpër shkolla, është ajo kohë që ka shkaktuar tollovinë më të madhe. Kur erdha këtu vetëm desha ta provoj në orën 10 ishte liruar, mirëpo janë dy pika kyçe atje te lidhja me Santen, e cila është problematike për arsye që ndërlidhet trafiku njëkahor dhe dykahor edhe janë pikat tjera që tashmë jemi në analizë e sipër për të parë se ku po shkaktohet problemi me trafiku”, tha ai.

Edhe gjatë muajit prill dhe maj gjatë ditëve të vikendit është bërë një testim i tillë i qarkores njëkahore në Prishtinë./KP/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë