Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përplasen Dejona Mihali e Hykmete Bajrami- Shkak firma ‘Riga Pharm’

25/09/2024 - 19:56
në Kryesore, Lajme
A A
Përplasen Dejona Mihali e Hykmete Bajrami- Shkak firma ‘Riga Pharm’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, është përplasur me koordinatoren e komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihalin. Shkak ishte një deklaratë e kësaj të fundit, që lidhte deputeten me firmën farmaceutike ‘Riga Pharm’.

Në përplasjen mes deputetes dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili prezantoi një statistikë që paraqiste Kosovën si shtetin me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon, u përfshi edhe Mihali, shkruan Insajderi.

Mihali tha se Bajrami mund të japë sqarime për “çmimet e barnave dhe kontabilitetin e bie fjala Riga Pharm”.

“Hykmete Bajrami, mundet të japë sqarime deri diku të besueshme për çmimet e barnave dhe kontabilitetin e bie fjala Riga Pharm. Për të tjera çështje i ka ikur treni prej kohësh.

ps. Kur zgjedhim diçka apo ia kërkojmë dikujt me zgjedh vendin e kohën përdorim foljen zgjidh(e). Është çështje zgjedhimi dhe mënyre të foljeve. Mbase i duhet për shqipen e përdorur gjatë leksioneve në fakultet”, ka shkruar Mihali në ‘Facebook’.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja Bajrami, e cila mohoi të ketë lidhje biznesi me ‘Riga Pharm’ dhe se tha se do ta padisë për shpifje Mihalin e VV’së.

“Tash po dihet adresa e saktë e shpifjeve dhe fushatave kundër meje. Dhe, jam e lumtur që nga nëntoka doli dhe tash e di adresen e shpifjeve, që bëhen që tri vite. Unë do të ushtroj padi ndaj zonjës Mihali për shpifje. E di që nuk e ka problem të shpifë zonja Mihali por le të vendosë gjykata mbi pretendimet e saj.

Le t’i prezantojë faktet për çfarëdo që ka për mua prej fabrikave të armëve e deri te kompanitë farmaceutike. Nuk ju friksohem dhe nuk do të zbrapsëm, kot e keni. Nuk kam lidhje biznesi me Riga Farm, nuk kam pasë, nuk me lidhë asgjë me sektorin e farmacisë as me çmimet e produkteve farmaceutike, këto janë shpifje dhe vetëm shpjfje. Këtë gënjeshtër e flisni që 3 vite, por se keni thënë publikisht andaj edhe s’kisha mundësi të ju padisë më herët”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Ish-ministrja pyeti Mihalin edhe se pse është ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim për KEK-un.

“Fushatën linçuese po del se e keni udhëhequr ju zonja Mihali. Prandaj edhe me juve kërkoj përballje. Tash në gjykatë. Meqë keni dështu në secilin sektor, ju ka mbetur vetëm të ricikloni shpifje. Prandaj, Ju zonjë tregoni se pse ju ftoi Prokuroria Speciale për korrupsionin në KEK. Pse?”.

Karshi pretendimeve për pronësi të Bajramit në ‘Riga Pharm’, ka reaguar edhe kjo e fundit. Në reagimin e firmës farmaceutike thuhet se deklaratat e Mihalit janë të pasakta.

“Me keqardhje kemi vënë re deklaratat e fundit të znj. Dejona Mihaili, të cilat përmbajnë pretendime të pabazuara dhe të pasakta lidhur me pronësinë e kompanisë sonë, Riga Pharm. Këto shpifje jo vetëm që dëmtojnë reputacionin tonë si një kompani farmaceutike e përkushtuar, por edhe minojnë besimin në sektorin privat dhe klimën e biznesit në Kosovë“, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
10/10/2026 - 16:46

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime me rastin e zgjedhjes në detyrë nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i...

Më shumëDetails

Protestë në Bruksel kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Protestë në Bruksel kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së
10/10/2026 - 16:38

Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Brukselit, ku po protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Protestuesit janë shfaqur...

Më shumëDetails

Qytetarëve iu bëhet thirrje që të kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes: Kërkoni dokumentacionin

Qytetarëve iu bëhet thirrje që të kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes: Kërkoni dokumentacionin
10/10/2026 - 16:35

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë...

Më shumëDetails

Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014

Hasani: Nëse Specialja e anulon ligjin, Kosova mund ta anulojë marrëveshjen e vitit 2014
10/10/2026 - 16:21

Enver Hasani ka deklaruar se, nëse Dhomat Kushtetuese të Gjykatës Speciale e anulojnë ligjin për këtë gjykatë, shteti i Kosovës ka të drejtë ta anulojë Ligjin e vitit...

Më shumëDetails

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët
10/10/2026 - 16:07

Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme emocionale ose psikologjike, përfshirë ankthin dhe ndjenjat e depresionit, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e...

Më shumëDetails

Gjarprinj të mbështjellë me pëlhura tentohen të futen ilegalisht në RMV, shofer shtetasi i Kosovës

Gjarprinj të mbështjellë me pëlhura tentohen të futen ilegalisht në RMV, shofer shtetasi i Kosovës
10/10/2026 - 16:06

Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të importuar ilegalisht gjarpërinj dhe zvarranikë të tjerë në Maqedoni. Kafshët u gjetën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dyshohet se gruaja në Gjilan u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë