
Analisti Astrit Gashi ka reaguar pas deklaratave të disa deputetëve dhe zyrtarëve të LVV-së, të cilët kritikuan partitë opozitare se po bëjnë politikë në shërbim të Serbisë.
Këto deklarime, erdhën pasi partitë opozitare kritikuan vendimin e Kurtit për targat dhe kërkuan tërheqjen nga ai, transmeton “Veriu.info”.
Sipas Gashit, “përpjekjet e disave nga LV për me barazu opozitën me Vuçiqin janë jo vetëm të dëmshme e zhgënjyese, por edhe qyqare”
Postimi i plotë
Asnje lider politik e shteteror i Kosoves, ne asnje moment nuk ka bere politike ne sherbim te Serbise, sado qe me disa vendime e nenshkrime kane bere gabime. Asnje lider shteteror i Kosoves nuk e ka sjelle Serbine ne Kosove, ndonese nuk kane arritur ta largojne.
Perpjekjet e sotme te disave nga LV per me barazu opoziten me Vucicin jane jo vetem te demshme e zhgenjyese, por edhe qyqare. Individet nga partia qe sot udheheqe me shtetin me shume se cilido tjeter, veriun nuk duhet ta kthejne ne beteje te brendshme politike e elektorale, edhe po ta beje kete opozita.
Qeveria te beje punet e saj, e opozita te vetat. Nuk na duhet nje mendim, por nje qellim i perbashket. Republika e Kosoves!












