Përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës ka pasur gjatë mbledhjes së komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike.
Kjo pasi deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj e ka quajtur “papagall” deputeten e LVV-së, Mirlinda Sadiku.
Deputeti nga shumica, Halil Thaçi ka kërkuar nga deputetët e partisë së njëjtë të lëshojnë mbledhjen ku po raporton ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.
Qalaj ka thënë se nuk do të kërkojë falje, meqë deputetja Sadiku nuk po u jep hapësirë deputetëve të tjerë që të marrin fjalën.
Edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas përballjes së deputetit Rashit Qalaj dhe Mirlinda Sadikut.
Ajo tha se është e papranueshme të quhet “papagall”, por që e ka obligim të vazhdojë raportimin para komisionit.













