Një rast i vjedhjes është raportuar së fundmi në Prishtinë.
Policia njofton përmes raportit se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda banesës së një burri dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe disa çanta.
Rasti ka ndodhur në rrugën C.
“Rr. C, Prishtinë / 01-04.05.2026. Më 04.05.2026 është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, dhe disa çanta. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.













