Një këmbësor i moshës 76 vjeçare ka mbetur i vdekur sot në Gjilan pasi u godit nga një veturë.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net Ismet Hashani, zëdhënës në policinë e Gjilanit, shkruan lajmi.net.
Ai i tha mediumit se rreth orës 11:30 policia ka marrë informacionin për një aksident trafiku afër spitalit dhe menjëherë kanë dalë në vendngjarje.
Viktima është dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk ka arritur t’i shpëtojë lëndimeve.
Njësiti i trafikut rrugor i PK-së është duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.











