Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me presidentin maqedon dhe presidentin shqiptar kanë përuruar bustin e Nënë Terezës në ambasadën e Kosovës në Shkup, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Osmani ka publikuar fotografi nga kjo ngjarje, derisa ka thënë se Nënë Tereza është simbol i miqësisë mes popujve dhe shteteve.
“Zemërgjerësia e saj tejkaloi fetë, kombet dhe statuset shoqërore, duke bashkuar njerëzit nën flamurin e dhembshurisë dhe humanizmit. Ky bust është simbol kujtese jo vetëm i jetës së Nënë Terezës, por edhe i vlerave që ajo mbrojti – mirësisë, përulësisë dhe dashurisë për njerëzit.” – shkruan Osmani.
Postimi i plotë i saj:
Bashkë me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përuruam dje në Ambasadën e Kosovës në Shkup bustin e shenjtores sonë, Nënë Terezës, e cila është simbol i miqësisë ndërmjet popujve e shteteve.
Zemërgjerësia e saj tejkaloi fetë, kombet dhe statuset shoqërore, duke bashkuar njerëzit nën flamurin e dhembshurisë dhe humanizmit. Ky bust është simbol kujtese jo vetëm i jetës së Nënë Terezës, por edhe i vlerave që ajo mbrojti – mirësisë, përulësisë dhe dashurisë për njerëzit.













